Si fëmijët dhe baballarët të krijojnë një lidhje të fuqishme midis tyre, që të rriten fëmijët të qetë, të bindur në vetvete dhe të suksesshëm, ndërsa baballarët të ndihen meshkuj stabilë dhe të sigurt. Tema për atësinë aktive është në qendër të vëmendjes gjatë Javës së Babait për të gjashtin vit me radhë. Sepse të kesh një prind, i cili të jep siguri, mbrojtje dhe dashuri, është një bekim nga Zoti për çdo një fëmijë.
“Burri i vërtet nuk flet fjalë të kota”. Me këtë moto do të kalojë Java e Babait (11 – 17 nëntor), e cila e inkurajon leximin së bashku, sepse librat jo vetëm na afrojnë, por edhe provokojnë bisedën e rëndësishme për gjërat e vlefshme.
“Të gjithë baballarët thonë se flasin me fëmijët e tyre, ndërsa 1/3 deklarojnë se u lexojnë – vë në dukje David Kjuranov, koordinator i fushatës kombëtare “Të jesh baba”. – Mirëpo, tjetër është çështja nëse e kalojnë kohën me fëmijët e tyre në mënyrë cilësore, sepse zakonisht në mbrëmje të gjithë janë të lodhur dhe u është vështirë të përqendrohen. Kështu qe është me rëndësi jo vetëm e folura, por edhe dëgjimi – në rast të kundërt një pjesë e madhe e botës së brendshme të fëmijëve mbetet e paarritshme. Në qoftë se komunikimi me ta përfundon me pyetjen “Si e kalove ditën, në kopshtin e fëmijëve, ose në shkollë”, ata përgjigjen “Mirë” dhe zhyten në përjetimet e veta. Prandaj për shembull baballarët mund t’u bëjmë pyetje konkrete.”
Roli i babait në familje është kaq i rëndësishëm, sa edhe ai i nënës për zhvillimin e plotëvlefshëm të fëmijës. Mirëpo, për fat të keq gjithnjë e më shumë fëmijë rriten me një prindër, ndërsa modeli i burrit shpeshherë mungon në jetën e tyre.
“Nganjëherë bëjmë shaka me kolegët e mi se shumë fëmijë te ne rriten me një çift njëseksor (nëna dhe gjysha) – thotë David Kjuranov. –Prandaj roli i babait është kaq i vlershëm, sepse fëmija njihet edhe me këndvështrimin e modelit mashkullor. Akoma më tepër se fëmija zakonisht komunikon me femra – 99 për qind e personelit në kopshtin e fëmijëve përbëhet prej femrash, ndërsa në shkollë kjo përqindje është 85. Mirëpo, sipas studimeve në qoftë se i ati është aktiv, fëmija zhvillohet më mirë nga pikëpamja emocionale, në shkollë gjithashtu realizohet më mirë, është më pak i prirë për çrregullime psikike, depresione, lidhje të pashëndetshme dhe ka një shans më të madh për të gjetur një punë të mirë. Ndërsa etërit nga ana e tyre bëhen gjithnjë e më të lumtur, sëmuren më rrallë dhe nuk u nevojitet për ta ndërruar punën shpesh. Thënë me fjalë të tjera edhe fëmijët, edhe prindërit-meshkuj – pavarësisht nëse bëhet fjalë për baballarë biologjikë apo jo, kanë dobi nga komunikimi.
Meshkujt bullgarë kanë dëshirë të madhe për të marrë pjesë në jetën e fëmijëve të vet, por shpeshherë janë penguar, shton eksperti. Ai citon gjithashtu rezultatet e një studimi të zhvilluar para pak kohe, sipas të cilit etërit rrallë e përdorin shuplakën si mjet edukimi, megjithëse ndër ta ka dhe një përqindje të vogël dhunuesish. Që të kufizohet dhuna – fizike, ose psikike, David Kjuranov na këshillon ta trajtojmë fëmijën si një personalitet të veçantë dhe të barabartë me ne, akoma më tepër se qysh në djep sistemi nervor i bebes është krejtësisht i formuar, ajo ka emocione dhe ndjenja. Me sa meshkujt përfitojnë nga mundësitë ligjore që të mbeten në shtëpi dhe të kujdesen për foshnjat e tyre të sapolindur?
“Bullgaria është një prej shteteve, të cilat u japin etërve një mundësi të mirë që të marrin lejen e atësisë – përgjigjet David Kjuranov. – Pas gjashtë muajve të parë të jetës së fëmijës, ata mund të marrin tërë lejen tjetër të amësisë që po mbetet (gjithsej 410 ditë). Por rastet kur meshkujt përfitojnë nga kjo mundësi janë shumë të rralla – rreth 1 për qind, zakonisht kur gruaja është me një pagë më të mirë ose ka biznes të vet. Prandaj thirrja ime ndaj etërve bullgarë është që të mendojnë se si mund të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre në muajt dhe vitet e para të fëmijërisë, sepse zhvillimi i fëmijës në këtë moment është më i vrullshëm sesa mund të përfytyrojmë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: “Të jesh baba”
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi,..