Pjesëmarrja e Bullgarisë në edicionin e sivjetshëm të Ekspozitës Ndërkombëtare Turistike World Travel Market në kryeqytetin britanik Londër, kaloi nën moton “Bullgaria – një zbulim për të ndarë” (Bulgaria - А Discovery to Share). Krahas mundësive tradicionale për turizmin veror, kryesisht detar, dhe dimëror të skive, vendi përqendroi vëmendjen e operatorëve turistikë mbi mundësitë e turizmit balnear dhe SPA, eko, fshatar dhe kulturor-historik.
Megjithë rëndësinë e turizmit kulturor-historik në kthimin e vendit në një destinacion turistik gjatë tërë vitit, janë pak turistët e Britanisë së Madhe që vijnë në Bullgari për të njohur pasuritë kulturore dhe historike. Këtë e ka zbuluar Venelin Popovi, menaxher i një kompanie turistike që punon në Bullgari, Rumani dhe Moldavi. Në një intervistë për Radio Bullgarinë ai tha, se ky tip turistësh janë në moshë mbi 55 vjeç dhe tashmë e kanë frekuentuar vende si Italia dhe Greqia. Mezi atëherë ata shfaqin interes për Bullgarinë.
Kur bëhet fjalë për raportin “çmim - cilësi” Bullgaria është jashtëzakonisht konkurruese, mendon Venelin Popovi:
"Nuk bëhet fjalë për produkt të lirë, por për këtë se çfarë merr konsumatori në pakon e ofruar kundrejt çmimit të paguar. Pikërisht në këtë fushë Bullgaria është konkurruese. Për çmimin që paguajnë klientët, disponojnë një ciceron i cili e shoqëron gjatë tërë udhëtimit, transport me autobus modern, gjysmë pansion në disa raste edhe pansion të plotë. Gjysmë pansioni siguron jo vetëm ushqim në hotelet, por edhe një kombinim midis hoteleve dhe restoranteve vendore ku turistët mund të shijojnë kuzhinën kombëtare bullgare. Krahas kësaj përfshihen edhe argëtime të ndryshme si programe folklorike, takime me banorë vendas.”
Historia e lashtë dhe artefaktet e shumta të zbuluara tek ne, me siguri mund të tërheqin interesin e turistëve të huaj. Problemi është, se shpesh trashëgimia historike nuk është mjaftë e popullarizuar. Buxheti për reklamë nuk mjafton sidomos duke marrë parasysh se dega turistike gjeneron më se 10 për qind nga produkti i brendshëm bruto i vendit, është kategorik Venelin Popov.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaFoto: tourism.government.bg
Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..
Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..