Gjatë tetorit të vitit 2019 tregu i pronave të patundshme në qytetin e Sofjes karakterizohet me nivele të qëndrueshme të çmimeve. Këtë e pohojnë analistët e kompanisë prijëse në këtë sektor “Bulgarian Properties”. Çmimi mesatar i banesave të shitura në kryeqytet gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019 është 1088 euro metri katror në krahasim me 1090 euro metri katror për të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Çmimi përfundimtar mesatar për blerësin i banesave në Sofje gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019 është 89 307 euro. 86 260 euro ka qenë ai për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për blerjen e 1 metri katror ka nevojë për 1.23 paga mesatare për rajonin e e Sofjes, komentojnë nga agjencia.
Nesër “Radio Bullgaria” do të publikojë një intervistë në këtë temë me drejtoreshën ekzekutive të “Bulgarian Properties” Polina Stojkova.
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..