Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimet në tregun e pronave të paluajtshme në Sofje mbeten të qëndrueshme

Foto: BGNES

Gjatë tetorit të vitit 2019 tregu i pronave të patundshme në qytetin e Sofjes karakterizohet me nivele të qëndrueshme të çmimeve. Këtë e pohojnë analistët e kompanisë prijëse në këtë sektor “Bulgarian Properties”. Çmimi mesatar i banesave të shitura në kryeqytet gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019 është 1088 euro metri katror në krahasim me 1090 euro metri katror për të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Çmimi përfundimtar mesatar për blerësin i banesave në Sofje gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019 është 89 307 euro. 86 260 euro ka qenë ai për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për blerjen e 1 metri katror ka nevojë për 1.23 paga mesatare për rajonin e e Sofjes, komentojnë nga agjencia.

Nesër “Radio Bullgaria” do të publikojë një intervistë në këtë temë me drejtoreshën ekzekutive të “Bulgarian Properties” Polina Stojkova.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 dhjetorin

Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në zonat..

botuar më 24-12-18 7.40.MD
Daniell Mitov

GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Gllavçev që të tërheqë marrëveshjen me Ukrainën

GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB, momenti i zgjedhur nga Gllavçev për të sjellë këtë lloj marrëveshjeje në parlament është..

botuar më 24-12-18 6.38.MD

Në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun vendoset kontroll i përkohshëm kufitar

Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...

botuar më 24-12-18 4.46.MD