Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Namibia dëshiron të dërgojë studentë të saj në universitetet bullgare

Ministret e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Namibisë - Ekaterina Zaharieva dhe Netumbo Nandi-Ndaitwah
Foto: BTA

Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva bisedoi me presidentin e Namibisë Hage Gottfried Geingob dhe me Kryeministren Saara Kuugongelwa-Amadhila. Zaharieva u takua dhe me homologen e saj Netumbo Nandi-Ndaitwah.

Bujqësia, industria ushqimore, farmacia dhe energjetika janë sektorët, në të cilat mund të zhvillojmë partneritetin tonë, tha Kryediplomatja bullgare.

Pala namibiane propozoi marrëveshje për shkëmbim në fushën e arsimit. Gjatë luftës sonë për pavarësi ju na ofronin ndihmë të menjëhershme. Bullgaria siguroi në universitetet e saj arsimin e shumë kuadrove tona, tha Netumbo Nandi-Ndaitwah, biri i së cilës aktualisht është studenti i vetëm nga Namibia në Bullgari.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 korrikun

Ditën e premte do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24°, në Sofje 20°. Maksimumi do..

botuar më 24-07-11 7.25.MD

Dy korridore logjistike të NATO-s do të kalojnë përmes Bullgarisë

Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e Aleancës në Uashington, Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në kuadër..

botuar më 24-07-11 6.18.MD
Ramadan Altaj

Grupi i DPS-së u pakësua me dy deputetë të tjerë

Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se deputeti Ahmed Vrançev ka shprehur me shkrim dëshirën për t'u larguar nga grupi parlamentar i DPS-së...

botuar më 24-07-11 4.32.MD