Gjatë ditëve të fundit “Big Band”-i i Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Antoni Donçev zhvillonte prova për një program mbresëlënës. Do ta prezantojë atë sot më 14 nëntor në Studion e Parë të medias sonë.
Kompozitori, krijimtarinë e të cilit do të prezantojnë muzikantët e BNR-së është Vasill Spasov – pianist i njohur i muzikës xhaz, shumë i kërkuar dhe i dashur. Emri i tij është i njohur jo vetëm tek ne. Ka bërë koncerte në skena të klubeve dhe festivaleve në SHBA, Itali, Austri, Gjermani, Belgjikë, Rumani, Greqi, Serbi, Kinë etj. Me Big Band-in e Radios Kombëtare Bullgare bashkëpunon tashmë 15 vjet me radhë.
“Ka dy kompozime të reja, njëra prej të cilave e kam krijuar posaçërisht për këtë koncert – shpjegoi Vasill Spasovi. Thuhet “Gone Trough” dhe kjo do të jetë premiera e tij botërore. Pjesët e tjera janë shkruar gjatë viteve përsëri për këtë orkestër”.
Të gjithët, të cilët e njohin Vasill Spasovin që nga debutimi i tij në vitin 1988 dinë se në fillim të karrierës së tij muzikore ai luante në trombonin.
"Mbarova Shkollën Muzikore në Sofje dhe pastaj Akademinë Muzikore me trombon. Por kur bëra specializim në Berklee College of Music e zgjodha pianon dhe mbarova në specialitetin xhaz kompozim dhe kompozim të muzikës për filma. Pianoja gjithmonë ka qenë instrumenti im kryesor, madje atëherë kur pjesëmarrjet time skenike ishin zakonisht si trombonist.Bëj shaka se nuk kam pasur mundësi për zgjedhje, sepse nëna ime Dimitrinka Marinova-Spasova ishte pianiste e shquar me interpretimet e saj interesante të veprave të Shopenit.Jam i lumtur dhe shumë krenar me këtë trashëgimi muzikore”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..
LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim..