Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari vuajtja e fëmijëve pranohet si problem privat

Foto: arkiv

Nën egjidën e UNICEF-it në Sofje mbahet një Forum Kombëtar “Me sy për të gjithë” kushtuar përfshirjes së fëmijëve dhe të të rinjve me aftësi të kufizuara. Shkak është përvjetori i 30-të i miratimit të Konventës së OKB-së për të drejtat e fëmijëve.
Nga 5000 deri në 8000 fëmijë në Bullgari kanë nevojë për  kujdese paliative, por tek ne nuk është e qartë çfarë përbën këtë kujdes. Mjekësia paliative nuk mësohet si specialitet të veçantë. Kujdesi paliativ për fëmijët nuk është i rregulluar tek ne, edhe nuk ka debat shoqëror. Këtë e tregon një anketim i Fondacionit për Kujdes Paliativ të Fëmijëve Ida ndër mjekët, pacientët dhe prindërit për problemet e fëmijëve me sëmundje të rënda në Bullgari. Problemet e vuajtjes dhe të vdekjes së fëmijëve pranohen si probleme private të familjeve, jo si një problem shoqëror i cili duhet të jetë objekt i politikës shoqërore. Tre e katërta e të anketuarve janë kategorik, se është e domosdoshme që në Bullgari të krijohet një hospis për fëmijët.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD

Qarkullimi drejt pikës kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo” është normalizuar

Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..

rinovuar më 24-11-22 4.16.MD

Përpjekja e pestë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor dështoi

Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..

botuar më 24-11-22 3.18.MD