Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Zërat e mëdhenj bullgarë” u prezantuan në Festivalin e Shtatë Ndërkombëtar të Trashëgimisë së Paprekshme Kulturore në Kinë

„Zërat e mëdhenj bullgarë” është një kor folklorik krijuar në vitin 1971 nga dirigjenti i njohur bullgar Zdravko Mihajllov. Që nga viti 1999 drejtor i tij artistik dhe dirigjent është Ilija Mihajllov. Repertori i korit përfshin përpunime të folklorit autentik bullgar nga kompozitorë si Filip Kutev, Krasimir Kjurkçijski, Stefan Dragostinov, Petër Ljondev etj. Disa prej veprave që interpretojnë janë të krijuara posaçërisht për këngëtaret. Përveç folklorit në repertorin e grupit përfshihen edhe këndime kishtare ortodokse. Soliste të korit të zërave të mëdhenj bullgarë ishin Nadka Karaxhova, Kalinka Vëllçeva, Nadezhda Hvojneva, Hristina Ljutova, Kremena Stançeva e shumë këngëtare të tjera popullore me famë. Kori ka marrë pjesë në festivalet më prestigjioze botërore muzikore, ka dhënë koncerte në Evropë, Rusi, Amerikën Veriore, Izrael, është mbajtës i shumë çmimeve. Ka incizuar 25 albume dhe tre DVD.

Në vitin 2004 Qendra Kombëtare e Filmave xhiroi filmin dokumentar “Zëra” kushtuar këngëtareve. Në vitin 2009 ekip i Kompanisë Franceze të Producentëve Eva Production me porosi të Televizionit Mezzo, ishte në Bullgari për të xhiruar një film për korin, si pjesë e vargut “Koret më të mëdha në Evropë”.

Ilija Mihajllov tregon për shfaqjen e korit në Kinë në një forum, në të cilin për herë të parë morën pjesë edhe artistë bullgarë:

U prezantuam në Festivalin e Shtatë Ndërkombëtar të Trashëgimisë së Paprekshme Kulturore në Kinë në qytetin Çëndu të provincës Sëçuan. Festivali është 10 ditë dhe zhvillohet nën egjidën e UNESKO-së dhe Ministrisë së Kulturës së Kinës. Për këtë qëllim u ndërtua një qytezë e panairit ku tërë vitin rregullohen ekspozita. Theksi në festival vihet mbi gjithçka që është e paprekshme pra të gjitha artet dhe artizanate tradicionale. Është interesante se kinezët prezantohen edhe me prodhimin e çajit si një traditë e paprekshme. Për ta elementi shpirtëror në prodhimin dhe në konsumimin e çajit është me rëndësi më të madhe sesa ai komercial. Nga pesë kontinente u ftuan 15 grupe profesionale. Nga Evropa formacionet ishin tri – nga Anglia, Rusia dhe ne nga Bullgaria. Shfaqja jonë u mirëprit nga të gjithë.

Brenda 10 ditëve në Kinë “Zërat e Mëdhenj Bullgarë” kishin 15 koncerte në kuadrin e forumit. Për repertorin tregon dirigjenti Ilija Mihajllov:

Për koncertet në Kinë u zgjodhëm vepra të disa prej kompozitorëve më të mëdhenj bullgarë – Filip Kutev, Krasimir Kjurkçijski, Stefan Mutafçiev, Petër Ljondev. Për festival Stefan Dragostinovi krijoi dy vepra, të cilat i interpretuam në gjuhën kineze – “Tungjatjeta Kina, Bullgaria të përshëndet” dhe “Jasemini blu”. “Jasemini blu” është një këngë tradicionale kineze, por ne e prezantuam në përpunim folklorik bullgar. Organizuam dhe një klas të mjeshtërve në shkollën shtetërore muzikore në Çëndu. Ndër pjesëmarrësit në festival ishin dhe nëntë grupe kineze. Më bëri përshtypje organizimi, profesionalizmi, përgjegjshmëria e kinezëve.

Pas kësaj pjesëmarrjeje të suksesshme kori „Zërat e mëdhenj bullgarë” mori shumë ftesa për shfaqje të reja në Kinë, për veprimtari të përbashkëta krijuese në fushën e kulturës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga popullore “O moj rini e shkretë” me një tingëllim të ri

Fillimi i vitit 2025 është më se i frytshëm për këngëtaren Desi Dobreva – krahas udhëtimeve nëpër botë, ajo arriti të incizojë një këngë të dytë. Pas këngës së saj prej autori “Në fund të Tokës” , erdhi dhe incizimi i këngës popullore nga fshati..

botuar më 25-02-27 2.20.MD

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare fillon një turne në vend

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të ftuar specialë solistë të "Orkestrës së Solistëve" në koncerte do të jenë këngëtarët Petja Paneva dhe..

botuar më 25-02-26 6.00.PD

Viktoria Gllavçeva me një këngë të re për pyetjet pa përgjigje në dashuri - "Pse?"

Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..

botuar më 25-02-25 6.25.PD