Komisionaria bullgare Marija Gabriell u zgjodh zëvendës kryetarja e parë e Partisë Popullore Evropiane. Në një kongres në Zagreb ajo u përkrah nga 442 delegatë dhe mblodhi më shumë vota se sa 9 zëvendësit e tjerë të kryetarit të ri të partisë Donalld Tusk. Gabrill ishte komisionare e ekonomisë dhe shoqërisë digjitale nga korriku i vitit 2017. Nën udhëheqjen e saj tregu unik digjital i BE-së u bë realitet dhe u krijua programi i parë pan-evropian “Evropa Digjitale” me buxhet nga 9.2 miliard euro. Ajo është autore e nismës për internet pa tela falas për bashkitë evropiane. Në mandatin e ri të Komisionit Evropian deri në vitin 2024, si komisionare e inovacioneve dhe rinisë zonja Gabriell do të udhëheqë politikat e BE-së në programet “Horizont Evropa”, inovacione, studime shkencore, “Erazëm +”, arsim dhe kulturë.
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..