Të krishterët e mbajnë Zotin në zemrat e tyre , por edhe duan që ta “prekin” artin e frymëzuar nga Zoti përmes bukurisë së veprave muzikore kishtare dhe imazheve të shenjtorëve. Njerëzit, të cilët ia kanë kushtuar jetës së tyre kishës dhe fesë, nga ana e tyre, përpiqen ta gjejnë rrugën drejt shpirtrave të hapur për Krishtin dhe ta mbjellin në ta farën e besimit.
Me misionin që ta përhapin të Vërtetën e Zotit në mënyrë që ajo të arrijë secilin shpirt, Qendra për Nisma Arsimore “Dveri” dhe Eparkia e Evropës Perëndimore dhe Qendrore, në praninë e Patrikut Neofit, prezantuan botimin “Ikonat tregojnë” posaçërisht për njerëzit me çrregullime të të parit.
Libri tregon 12 ikona dhe imazhe të shenjta nga Manastiri i Rillës të adaptuara me shkrimin Braille dhe tregon për origjinën dhe simbolikën e kremteve kryesore të krishtere. Për herë të parë njerëzit e verbër në Bullgari mund të prekin imazhet e shenjta të prezantuara në mënyrë të përshtatshme për ta dhe të fitojnë një përfytyrim për artin fetar.
Libri “Ikonat tregojnë” u jep mundësi njerëzve të verbër që ta prekin shenjtërinë e ikonës ortodokse, ta shikojnë me sytë e tyre shpirtërore bukurinë e saj dhe të kuptojnë mesazhet, të cilat ajo drejton – thotë Mitropoliti bullgar për Evropën Perëndimore dhe për Evropën e Mesme Antonij.
Ky botim është përpjekja jonë që ta ndajmë me ta mirësinë e padukshme të Mbretërisë së Zotit, t’i njohim me personalitetin e Jesu Krishtit në mënyrën, në të cilën e përshkruajnë ikonografët e manastirit të Rillës. Shpresoj se ky libër do të jetë një fillim i mirë për misionin tonë frytdhënës ndër bashkatdhetarët tanë të verbër.
Libri “shkel” mbi një vëllim tjetër – “21 ikona nga Manastiri i Rillës”, prej të cilave janë zgjedhur imazhet dhe pastaj ato janë përshkruar me shkrimin Braille dhe me incizim audio.
Janë prezantuar dy prej ikonave më të bukura të Manastirit të Rillës – ajo e Jesu Krishtit dhe ajo e Hyjlindëses Mbretëreshë – tregon Zllatina Karavëllçeva nga Qendra për Nisma Arsimore “Dveri”.
Nëntë ikonat e tjera tregojnë festat më të mëdha të lidhura me Zotin dhe Hyjlindësen, ndër të cilat janë Hyrja e Hyjlindëses në Tempull, Krishtlindjet, Rushajet (Pesëdhjetorja). Është interesant fakti se këto ikona janë pak të njohura për vizituesit e rregullt të manastirit të malit Rilla, dhe bile për vetë murgjit, sepse ndodhen në një vend të lartë të ikonostasit të njërit prej kishave të vogla anësore të manastirit. Por me ndihmën e murgjve ato ishin restauruar dhe pastaj ishin treguar në të gjithë shkëlqimin e tyre. Me botimin tonë të parë për të verbrit ne nisim një rrugë dhe ia vlen që muzetë kishtare të fillojnë të mendojnë për prezantimin e ikonave të tyre me përshkrim të shkurtër me shkrimin Braille. Jashtë Bullgarisë tashmë ka shumë muze që e bëjnë këtë dhe kjo nuk është diçka që është e vështirë për të bërë.
Predikimi është me rënësi jashtëzakonisht të madhe për njerëzit e verbër, por ai duhet të shoqërohet me imazhe me reliev, mendon Diana Tomova, mësuesja e fesë në Shkollën për fëmijë me çrregullime të të parit “Liuis Braille”, e cila është autorja e idesë për këtë libër.
Para shumë vitesh këtu erdhi Ikona e Jerusalemit – mendoj se ti gjithashtu ishte me ne – thotë ajo duke iu drejtuar nxënëses së saj të dikurshme Vanja Dimitrova, e cila sot është 29-vjeçare muzikante dhe redaktore – Ajo ishte fëmijë kur me nxënësit u përkulëm para ikonës. Atëherë një nga fëmijët më pyeti a mund ta prekë ikonën, por unë i përgjigja: “Në fakt do të prekësh një fletë qelqi – dikush duhet të të shpjegojë në mënyrë të detajuar se çfarë ka poshtë qelqit, se çfarë është vizatuar në ikonë, sepse nuk do të kuptosh asgjë.” Por në librin tonë – pavarësisht se përfytyrimi që e fitojmë përmes së të parit nuk mund të krahasohen me atë që e jep shqisa e të prekurit, relievi na jep njëfarë përfytyrimi dhe na shpjegon shumë gjëra.”
Dua të shtoj diçka – në bisedë u përfshi dhe Vanja. Prekja nuk mund të kompensojë plotësisht mungesën e të parit, por është emocionuese të kuptosh se ku pikërisht ndodhet dora e djathtë e Zotit, i cili është treguar në ikonë duke bekuar. Dhe ta puthësh pikërisht atë, jo diku poshtë mbi xhamin, ku nuk është vizatuar asgjë. Për këtë rast – me Ikonën e Jerusalemit – më kujtohet (atëherë isha në klasën e tretë) sa e fortë ishte mbarësia. Por edhe po të mos e prekësh ikonën, forca e Zotit që vjen nga ajo prek shpirtin tuaj.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..