Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi vizita zyrtare e kryeministrit Bojko Borisov në SHBA

Borisov në Uashington
Foto: zyra e shtypit

Me 21 përshëndetje topi u prit kryeministri bullgar Bojko Borisov në Memorialin e Ushtarit të Panjohur në Parkun Kombëtar të Varrezave “Arlington” në shjtetin e Virxhinisë. Nën tingujt e himneve të Bullgarisë  dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Borisovi vendosi kurorë lulesh. Ky është një nga monumentet më të rëndësishme në SHBA, ku janë vendosur eshtrat e ushtarëve të panjohur amerikanë nga Luftrat e Parë dhe të Dytë Botërore si dhe nga lufta Koreane. 

Në këtë vend, njeriut më tepër i kujtohet sesa e vlefshme dhe e shtrenjtë është paqja, tha Borisovi, pas së cilës i dhuroi muzeut  në “Arlington” thikë me imazhin e Shën Gjergjit. Zëvendës ministri i jashtëm Gjeorg Gjeorgjiev deklaroi se përqindja e vizave të refuzuara amerikane për bullgarët është rreth 11, kurse kushte për aderim në programin për udhëtime pa viza, është që ato të jenë nën 3%. Gjatë vitit 2018 shënuam pothuajse 5% ulje të vizave të refuzuara, tha Gjeorgjiev. Udhëtimet pa viza midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bullgarisë do të jetë një nga temat e bisedës në Shtëpinë e Bardhë midis Kryeministrit Borisov dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD