Gjatë disa javëve të afërta pritet që ekspertë nga SHBA-ja ta vizitojnë Bullgarinë, që të njihen me detaje të mëdha me projektin për centralin e dytë atomik afër Belenes, bëri të ditur Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev pasi u kthye nga SHBA-ja, ku ishte anëtar i një delegacioni të udhëhequr nga Kryeministri Bojko Borisov. “Kjo tregon një interes serioz nga ana amerikane”, shtoi ai. Oferta e SHBA-së për projektin, e dhënë nga “Xheneral Elektrik”, është për furnizim të pajisjes dhe ndihmës në rast të strukturimit financiar të projektit. “Pas rifillimit të projektit ai ka shans të ndodhë në mënyrën më të mirë”, mendon Donçev. “Roli kyç i Bullgarisë, i lidhur me transitin dhe tregtinë me gaz, nuk mund të mos ndodhë pa partneritetin me furnizuesit dhe tregtarët e gazit, siç janë SHBA-ja”, tha Zëvendëskryeministri, cituar nga televizioni BTV.
Këshilli i Ministrave miratoi dhënien e 50 000 euro ndihmë humanitare për Bosnjë dhe Hercegovinën për nevojat më urgjente humanitare të popullsisë së vendit pas përmbytjeve shkatërruese të 4 tetorit 2024. Fatkeqësia mori jetën e të paktën 21..
Kryeministri hungarez Viktor Orban propozoi që deri në fund të vitit të miratohet një vendim për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen. Ai e deklaroi këtë më 9 tetor në Parlamentin Evropian në Strasburg gjatë prezantimit të..
Më 9 tetor, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev do të marrë pjesë në Samitin "Ukrainë-Evropa Juglindore", i cili do të mbahet në Kroaci. Mbështetja për Ukrainën do të jetë në fokus të forumit në Dubrovnik dhe Gllavçev do të riafirmojë qëndrimin e..
Një aurorë ndriçoi qiellin mbi Bullgarinë në orët e para të 11 tetorit, njoftoi Penço Markishki, një fizikan në Institutin e Astronomisë në Akademinë..
Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johanson shprehu shpresën se Bullgaria dhe Rumania do të pranohen në Shengen dhe në rrugë tokësore..
Bullgarët, si trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të veprës së vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij, të shpallur nga Papa Gjon Pali II si..