Formacioni i dhomës i meshkujve festoi përvjetorin e vet të 10 me një produkt të ri audio. Transformimi shumëzërësh i veprave tradicionale dhe të lashta, të interpretuara në mënyrë më të re është në bazën e estetikës muzikore të “Svetoglas Bulgarian Polyphony”. Të katër këngëtarët: Daniell Spasov, Stanimir Ivanov, Viktor Tomanov dhe Milen Ivanov këndojnë pa shoqërim të muzikor, që është edhe një shenjë tjetër për klasën e tyre të lartë të interpretimit. Si njohës të mirë të dialekteve muzikore, me zërat e vetë me timbre nga më të mirat, ata prezantojnë këngë nga trashëgimia jonë arkaike me ndjenjën tonë për botën. Të katërt realizojnë dhe turne të suksesshme nëpër botë – Norvegji, Rusi, Spanjë, Britaninë e Madhe, Belgjikë, Kolumbi, Suedi, Francë e të tjera. Për albumet muzikore të nxjerra dhe për më të riun prej tyre tregon Milen Ivanov – drejtuesartistik i grupit “Svetogllas”, autor i të gjitha përpunimeve në “Këngën e bilbilit”.
Një gjë shumë precize dhe e vështirë është muzika e dhomës, por unë kam një dobësi pikërisht ndaj saj. Prandaj dhe krijuam grupin “Svetogllas” bashkë me Daniellin, me të cilin këndojmë në duet prej viteve. Në një nga albumet tanë të mëparshëm u nevojit të mbivendosim zërat, që të formohet një shumëzëshmëri. Kur ia dhuruam albumin producentit zviceran Marsel Selia, ai tha: “Shkëlqyeshëm, po ku janë dy të tjerët”? Propozoi të gjejmë akoma dy këngëtarë, që të mund të prezantojmë këngët në një variant skenik. Gëzohem se Viktori dhe Stanimiri dolën bashkëmendimtarë. Do të kthehem pak mbrapa... Gjithmonë kur krijojmë një album të ri, mbështetemi tek koncepti. I pari-“Rrota e jetës”, përfshin këngë popullore dhe këngë kishtare, të cilat kanë shoqëruar ciklin jetik - lindjen, rritjen, dasmën, vdekjen, por të përshtatur dhe me kalendarin vjetor. Albumi i dytë është përbërë vetëm me këngë kishtare, të cilat i incizuam në kishën e manastirit-Klisurski, në afërsi të qytetit Vërshec, në një mjedis natyral, pa një ndërhyrje teknike. Albumi i tretë “Kënga e bilbilit” është një gërshetim i këngëve tona të cilat i interpretojmë në programet tona të koncerteve. Pothuajse që të gjitha janë regjistruar “live”, sepse kërkojmë këtë sinqeritet dhe pandryshueshmëri. Madje lamë dhe duartrokitjet. U mbështetëm tek gjinitë më moderne. Në një këngë të lashtë futëm dhe “beatbox”-in modern, një zgjidhje e interpretimit, të cilën e bëj unë. Në një eksperiment tjetër, si një muzikant klasik, nxënës i Akademisë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”, gërshetova Folklorin e vjetër bullgar me fugato nga opera “Flauti magjik” i Mocartit. Përdora një citat nga kënga nga krahina e Trakisë “Është krijuar një valle në formë spirale”, të njohur nga interpretimi i këngëtares sonë të madhe popullore Vëllkana Stojanova. Shpresoj që të dyja gjinitë të jenë “takuar” dhe jo të jenë “ndarë”. Nuk e pata fare të lehtë - Mocarti është i përsosur dhe edhe sikur vetëm një tingull të heqësh, çdo gjë, do të shpërbëhet si një kullë prej rëre. Incizimi është nga interpretimi i premierës në katedralen e qytetit Krest në Francë, kurse këngën e titulluam “Lojë”. Publiku e pranoi me një ngrohtësi të madhe.
Kënga titulluese në fakt është kënga e lashtë “Gjatë gjithë natës më këndoi bilbili”, e njohur në interpretimin e një këngëtari ynë tjetër të madh Kostadin Gugov. E kënduam në një formë të re me akompanjim të kitarës akustike të Nikollaj Antonovit. Albumi përmban 22 këngë dhe gëzon vlerësimet e para pozitive. Më 28 nëntor në galerinë artistike të qytetit të Sofjes do të jetë dhe prezantimi zyrtar. Në sajë të Galerisë së Artit Figurativ të Sofjes do të mund të prezantojmë albumin tonë në një hapësirë kaq të bukur artistike, me një akustikë shumë të mirë. Çdo një i cili ka interes le të urdhërojë!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..
Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..