Lidhja e gazit Bullgari-Greqi do të jetë gati deri në fund të vitit 2020, vuri në dukje Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova në Parlament. Ajo shtoi se ndërtimi i interkonektorit mes Greqisë dhe Bullgarisë duhet të përfundojë paralelisht me përfundimin e gazsjellësit transadriatik. Në këtë mënyrë do të mund të zbatohet marrëveshja mes “Bulgargaz” dhe kompanisë së Azerbajxhanit “SOKAR” për furnizimin e 1 mlrd metrave kubikë të gazit nga fusha e gazit “Shah Deniz 2”. Ne duhet të jemi të gatshëm, kështu qe deri në fund të 2020-ës të mund ta pranojmë 1 mlrd metra kubikë gazi, i cili do të vijë nga Regjioni i Kaspikut, që të mund të fillojë funksionimi i projektit, tha Temenuzka Petkova.
Qeveria e përkohshme miratoi pjesëmarrjen e Bullgarisë në fushatat e Komisionit Evropian për zhvendosjen vullnetare të shtetasve të vendeve të treta që kërkojnë ose u jepet mbrojtje ndërkombëtare nga vendet nën presion migrator. Në përputhje me..
Këshilli i Ministrave miratoi dhënien e 50 000 euro ndihmë humanitare për Bosnjë dhe Hercegovinën për nevojat më urgjente humanitare të popullsisë së vendit pas përmbytjeve shkatërruese të 4 tetorit 2024. Fatkeqësia mori jetën e të paktën 21..
Kryeministri hungarez Viktor Orban propozoi që deri në fund të vitit të miratohet një vendim për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen. Ai e deklaroi këtë më 9 tetor në Parlamentin Evropian në Strasburg gjatë prezantimit të..
Bullgaria ka paguar, por më pas ka shkatërruar ose dhuruar mbi 5.5 milionë vaksina kundër Covid. Në total, nga shfaqja e vaksinave për Covid-19 deri..
Akademia Bullgare e Shkencave do të festojë sot, 12 tetor, 155 vjetorin e themelimit të saj me një mbledhje solemne dhe një koncert në Operën dhe..