Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Gjermania shënojnë përvjetorin e 140 të marrëdhënieve të tyre diplomatike

Foto: BGNES

Ministrat e jashtëm të Bullgarisë dhe të Gjermanisë Ekaterina Zaharieva dhe Heiko Maas festuan në Berlin 140 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Në fakt kontaktet bullgaro-gjermane janë më të vjetra – marrëveshja e parë mes shtetit bullgar dhe Mbretërisë së Gjermanisë është që nga viti 843. Është me rëndësi se sot jemi partnerë dhe aleatë. Investimet gjermane te ne janë 3 mlr euro, çdo vit 1 mln turistë gjermanë vijnë në Bullgari, ndërsa 350 000 bullgarë punojnë në Gjermani, tha Zaharieva. Politika e jashtme bullgare meriton respekt për përpjekjet për integrim të Ballkanit Perëndimor dhe për Traktatin e Miqësisë me Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili është një shembull për tërë regjionin. Desha që edhe shtetet e tjera të jenë kaq të guximshme, siç është Bullgaria, tha Maas.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Po, Bullgaria" dëshiron që PP-DB të mbështesë një qeveri me një mandat të tretë

Udhëheqja e partisë "Po, Bullgaria" propozon një plan për koalicionin "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) për të testuar gatishmërinë për reforma në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor. Nëse ka një vullnet të tillë për..

botuar më 24-07-09 9.26.PD
Dimitër Gllavçev

Bullgaria është përfaqësuar në Uashington nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë dhe ministër i jashtëm Dimitër Gllavçev do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri do të marrin pjesë ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas..

botuar më 24-07-09 5.05.PD

Parashikimi i motit për 9 korrikun 2024

Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të martën do të jetë sërish me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje 33°. Do..

botuar më 24-07-08 7.35.MD