Presidenti Rumen Radev shpalli fillimin e edicionit të 17-të të Iniciativës Bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”. Ajo zhvillohet nën kujdestarin e kreut të shtetit dhe është në përkrahje të fëmijëve të sëmurë. Starti zyrtar u vu në Spitalin Universitar “Shën Marina” në qytetin Varnë. Presidenti theksoi se e zgjodhi këtë spital, sepse është ndër më të mirat në vend dhe është i pajisur me teknologji moderne. Mjetet e fushatës së sivjetshme e cila është nën moton “Të dhurojmë të ardhmen e fëmijëve të sëmurë” do të shfrytëzohen për blerjen e aparaturës moderne të teknologjisë së lartë për diagnostikim preciz, për mjekim modern dhe për rehabilitim aktiv.
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që..
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë..