Pas përfundimit të fazës së parë të kërkimit dhe shpëtimit pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 nëntor më shumë informacion rreth situatës kërkuam nga Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Sofje zonja Donika Hoxha.
“Bilanci është tragjik” – tha ajo para mikrofonit të Radio Bullgarisë dhe shpjegoi se përveç 51 viktimave të regjistruar deri tani, “afro 900 veta kanë marrë ndihmën e shpejtë dhe janë paraqitur në spitale, rreth 45 veta janë nxjerrë nga rrënojat me ndihmën e të gjitha vendeve fqinje, që na janë gjetur pranë, edhe pa ia kërkuar ndihmën. Mbi 1 200 shtëpi janë krejtësisht të shkatërruara, shumë pallate janë të plasaritura dhe njerëzit kanë frikë të kthehen. Diku tek 5 200 veta janë praktikisht të pastrehë dhe po jetojnë në tenda – jemi tani në fazën e vlerësimit të dëmeve.”
Në këtë moment kaq të rëndë për popullin shqiptar atë për të cilën Shqipëria ka nevojë është solidariteti. Dhe ajo e merr nga komuniteti ndërkombëtar – nga shtetet fqinjë, nga BE-ja, nga shumë vende, të cilët dërgojnë jo vetëm ndihmë humanitare, por edhe specialistë inxhinierë dhe arkitektë, të cilët vlerësojnë dëmet, psikologë për të punuar me fëmijët dhe të rriturit në mënyrë që ata të përballojnë situatën nga pikëpamja emocionale dhe të vazhdojnë jetën e tyre normalisht.
“Qeveria bullgare na ka ndihmuar që në momentin e parë - 200 mijë leva janë dhënë në ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme bullgare” – shpjegoi gjithashtu Ambasadorja, duke përmendur ndihmën humanitare të ofruar nga MPB-ja bullgare dhe Kryqi i Kuq Bullgar me tenda, batanije, çarçafë dhe materiale higjienike. “Po ashtu disa fondacione, edhe pse me shuma të vogla, kanë bërë transferta në numrat që janë hapur për solidaritet me Shqipërinë. Në këtë moment edhe një kontribut i vogël bën ndryshimin për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dua të falënderoj për një gjest të veçantë të një familjeje bullgare që jeton në Francë, të cilët ofruan shtëpinë e tyre në Bullgari për të strehuar një familje shqiptare. Këto janë gjeste të vogla, të cilat tregojnë shumë...”
Foto: dosja.al dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera -..
"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket!..
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga..