Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Kroaci nuk janë aty që dje...

Diana Gllasnova
Foto: BTA

Turistët bullgarë bëjnë shaka se kudo që të shkojnë takojnë bullgarë. Dhe Kroacia është një nga vendet, për të cilat kjo është e vërtetë. Shteti, i cili është anëtari i fundit (tani për tani) dhe i 28-të i Bashkimit Evropian (që nga 1 korriku 2013) na është i afërt jo vetëm për shkak të familjes evropiane që e ndajmë dhe të vendpushimeve të bukua turistike, por edhe për shkak të minoritetit bullgar aty – i njohur zyrtarisht dhe i respektuar.

Në Zagreb në vitin 1998 është themeluar organizata kombëtare e bullgarëve në Kroaci. Katër vjet më vonë në vitin 2002 ata marrin statusin e pakicës kombëtare, kurse që nga viti 2003 nga buxheti kroat çdo vit lëshohet një subvencion posaçërisht për nevojat e komunitetit bullgar. Organizata bullgare në Zagreb disponon dhe me ndërtesë në rrugën “Knjaz Mislav” Nr. 13, të ofruar nga Këshilli i qytetit, ku organizohen nismat kulturore bullgare. Në kryeqytet botohet rregullisht dhe revista dygjuhëshe “Gjuha Amtare” me ndihmën financiare të Ministrisë së Kulturës së Kroacisë. Redaktorja e përgjithshme e revistës është shkrimtarja dhe gazetarja Diana Gllasnova. E lindur në vitin 1954 në Sofje, ajo ka punuar si gazetare në Agjencinë Telegrafike Bullgare (BTA) dhe në gazetën “Demokracia”, kurse në vitin 1996 është zhvendosur në Zagreb.

Dygjuhëshe „Gjuha Amtare“ / Foto: bugari-u-hrvatskoj.com

"Komuniteti bullgar në Kroaci është i vjetër – tregon Diana në intervistën e dhënë për Radio Bullgarinë. – Ka njerëz të rinj, të cilët punojnë këtu, por jo për një periudhë të gjatë. Shpesh këta janë përfaqësues të institucioneve si Banka Botërore apo Parlamenti Evropian dhe mbeten në Zagreb derisa përfundon mandati i tyre. Por diaspora kryesore është prej trashëgimtarëve të kopshtarëve bullgarë, apo anëtarëve të familjeve të muzikantëve, të cilët në vitet e 70-të të shekullit të kaluar kanë ardhur në Dubrovnik për të marrë pjesë në Netët Verore të Muzikës dhe kanë mbetur këtu. Disa kanë lidhur martesa fiktive, të tjerë kanë nënshkruar kontrata të afatgjata pune me teatrin apo me institucione të tjera kulturore. Kanë mbetur pak nga imigrantët e vjetër, kurse të rinjtë, të cilët vijnë nuk interesohen për komunitetin. Dini se të rinjtë sot punojnë shumë – 12-16 orë në ditë, varësisht nga biznesi i tyre dhe pas punës janë aq të rraskapitur, se nuk mund të vizitojnë ekspozitat bullgare apo ndonjë ngjarje tjetër kulturore. Prandaj botojmë dhe revistën tonë “Gjuha Amtare”.

Vendosja e bullgarëve në territorin e Kroacisë bëhet në disa etapa në periudha të ndryshme historike. Dëshmi për vendbanime bullgare ka akoma gjatë Mesjetës, kurse pastaj pas kryengritjes së katolikëve bullgarë kundër pushtetit turk (1688) në krahinën Sllavonija (sot këto troje janë në Kroacinë Lindore) janë vendosur familjet e katolikëve bullgarë. Fisi Pejaçeviç ka marrë toka në rajonin e qytetit Osijek, kurse kryengritësi dhe luftëtari për lirinë bullgare Georgi Pejaçeviç ka marrë dhe titullin baron. Në mes të shekullit të XIX-të në Universitetin e Zagrebit kanë studiuar shumë bullgarë me ndihmën e mikut të madh të Bullgarisë – peshkopi Josif Shtrosmajer. Vala e dytë e të ardhësve bullgarë për në Zagreb është në fillim të shekullit të XX-të. Këto kanë qenë kopshtarë, të shquar me perimet e tyre të panjohura deri atëherë në Kroaci. Vendasit kanë qenë aq të impresionuar nga bujqit bullgarë, se pastaj vite me radhë ata i kanë quajtur “bullgarë” të gjithët që kanë prodhuar perime.

Vitet e fundit është duke u shtuar numri i bullgarëve në Kroaci. Gjithnjë e më shumë bullarë të rinj e zgjedhin këtë vend për të studiuar apo për të punuar. Kështu njerëzit, për të cilët botohet revista “Gjuha Amtare” bëhen më shumë, por jo vetëm për ta është interesante ajo, shpjegoi Diana Gllasnova:

Dëshirojmë t’u shpjegojmë kroatëve se cilët jemi dhe cila është Bullgaria. Përndryshe, në se nuk na njohin, nuk mund të kërkojmë të tregojnë respekt ndaj nesh. Prandaj shkruajmë dhe në bullgarisht dhe në kroatisht dhe me këtë jemi unikë. S’ka pakicë tjetër në Kroaci me gazetë apo revistë në të dyja gjuhët, sepse përkthimi kushton shumë. Por ne jemi të bindur se kështu duhet të jetë. Kështu revista jonë lexohet dhe nga presidenti kroat dhe nga ministrat e qeverisë. Përveç kësaj “Gjuha Amtare” tashmë katër vjet me radhë blihet dhe nga Biblioteka e Kongresit në Uashington. Revistao financohet tërësisht nga shteti kroat. Dhe kështu është për të gjitha pakicat kombëtare në Kroaci – gjë për të cilën jemi mirënjohës”. 

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magjia e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona

Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..

botuar më 24-12-25 4.45.PD

Patriku Daniill: Me besim të gjallë, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, që në to të lindë Zoti i Mitur

Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse.  “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..

botuar më 24-12-24 6.05.MD

Nisma “Krishtlindjet Bullgare” mbledh fonde për pajisje të teknologjisë së lartë për trajtimin e fëmijëve

Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”. Nisma është nën moton “Të japim shpresë një fëmije në vështirësi”, dhe..

botuar më 24-12-24 2.48.MD