Sot në mëngjes vdiq artistja e njohur e teatrit dhe e kinemasë bullgare Stojanka Mutafova në moshën 97 vjeçe. Gjatë javëve të fundit ajo qe në spital pas problemeve të cilat i kishte me fshikëzën e tëmthit, të cilat kërkuan një operacion të ngutshëm.
Emri i vërtetë i artistes së madhe është Stojana, por pasi ka qenë i ngatërruar në afishen teatrale, ajo bëhet e njohur për publikun si Stojanka. Me talentin e saj të ndritshëm, me ndjenjën e humorit dhe me energjinë e saj të pashtershme Stojanka Mutafova gjeti vend në zemrat e bullgarëve të brezave të tërë. Agjencia “Reuters" e quan "mbretëreshën e komedisë bullgare". Pak para se të mbushë 95 vjeç, Stojanka Mutafova ishte kandidate për Rekord Botëror të Ginesit në kategorinë “Artistja më e moshuar e cila luan aktivisht në skenë”.
Për burimin e energjisë së saj të pashtershme në skenë ajo thotë: “Kështu kam lindur. Nuk kam synuar të jem energjike. Të jesh energjik, është një nga gjërat, për të cilat njeriu nuk i jep llogari vetes. I lë gjërat të ecin vetë, të të frymëzojnë, të të japin mësime, pa bërë plane paraprake”. Kurse pyetjes, kur mendon që të largohet nga skena, ajo përgjigjet, se do të pushojë së luajturi atëherë , “kur fillojnë t'u presin flokët milingonave, në një verë me diell jo ekzistuese”.
Artistja jonë e njohur ka lindur më 2 shkurt gjatë vitit 1922. Përfundon studimet e saj në degën e filologjisë klasike në Universitetin e Sofjes, kurse pas kësaj dhe shkollën teatrale shtetërore pranë Teatrit Popullor “Ivan Vazov” në Sofje dhe degën teatrale të Akademisë së Arteve në Prag të Çekosllovakisë. Që nga viti 1946 deri në vitin 1949 punon në një teatër në Pragë. Kthehet në Bullgari, ku debutimi i saj profesional është në skenën e Teatrit Popullor. Ka luajtur mbi 100 role teatrale. Ka marrë pjesë në disa nga filmat më të njohur e të shënuar bullgar:” Specialisti për gjithëshka”, “Ljubimec 13, “E ngrohtë” e të tjerë. Ka pjesëmarrje të shumta nëpër estradën në Bullgari dhe nëpër botë. Ajo është mes themeluesve të njërit prej teatrove më të njohur bullgar-Teatri i Satirës.
Përkulje para kujtimit të artistes së madhe Stojanka Mutafova – një nga simbolet e teatrit dhe të kinemasë bullgare!
Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaInteresi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..
Violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vasilev dhe solistët nga Orkestra e Operës Mbretërore “Kovent Garden” do të mbajnë një koncert klasik akustik më 26 maj në sallën “Gustav Eiffel” të Kullës Eifel. Muzikantë nga 5 kombësi do të jenë së bashku në..
"La Sapienza" në Romë është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze italiane, i themeluar në vitin 1303. Në ditët e sotme është universiteti më i madh në Evropë për nga numri i studentëve që studiojnë me kohë të plotë. Ashtu si në..
Edicioni i dhjetë i festivalit Animaphix për filma të animuar në Siçili të Italisë, po i kushton një retrospektivë të veçantë krijuesit bullgar Teodor..