Dita, në të cilën nderojmë Shën Kollin Çudibërësin (6 dhjetor) është festa profesionale e bankierëve në Bullgari. Sipas legjendës shenjtori i lindur në Azinë e Vogël, ka jetuar si fajdexhi dhe ka ndihmuar të varfëritë, duke dhuruar fshehtazi fitimin e vet. Ka mbrojtur të pafajshmit, kurse me fjalët e tij i ka ndihmuar të forcojnë besimin e tyre. Sipas traditës në këtë ditë në tavolinë detyrimisht duhet të ketë gjellë me peshk, sepse bullgari beson se në këtë mënyrë do t’i sigurojë vetes dhe të afërmve të vet shëndet dhe mirëqenie.
Dita e Shën Kollit është shpallur festa e bankierëve me vendim të Bankës Popullore Bullgare dhe Asociacionit të Bankave Tregtare më 1992. Në sektorin bankar kjo ditë është lidhur me bilanc për gjërat e arritura dhe për sfidat, të cilat i presin institucionet financiare gjatë vitit të ardhshëm. Testet e stresit, të zhvilluara në sistemin tonë bankar gjatë këtij viti në lidhje me kërkesat ndaj Bullgarisë për anëtarësi në Eurozonë, me siguri ishin një nga sfidat e mëdha për këtë sektor. Teodora Petkova – drejtoresha ekzekutive e një nga bankat e mëdha në Bullgari, prezantoi para mikrofonit të “Radio Bullgarisë” pikëpamjen e vet për këtë kontrollim, duke shpjeguar:
“Rezultatet nga verifikimi i cilësisë së aktiveve dhe testet e stresit, sipas meje, treguan se nuk ka asgjë befasuese. Mendoj se sektori bankar është i qëndrueshëm dhe i kontrolluar në mënyrë të mirë. Punon sipas rregullave të bashkërenduara me standardet evropiane dhe bën biznes në mënyrën e drejtë. Natyrisht ka dhe banka, të cilat kanë nevojë për hapa konkrete për të rritur qëndrueshmërinë e tyre, por në përgjithësi situata është e mirë, sjellja e institucioneve financiare është konservative, siç është dhe vetë modeli. Prandaj nuk mendoj se rezultatet e konstatuara me mungesë të pjesshme të kapitalit në disa banka është arsye për të menduar se nuk jemi të qëndrueshëm. Stabiliteti është garantuar edhe për vitin e ardhshëm, pavarësisht nga fakti se punojmë me norma të ulëta të papara të interesit dhe ka nevojë për ndryshimin e tyre. Bankat punojnë me profesionizëm dhe do të shfrytëzojnë kapitalizimin e mirë , të cilin po e kemi për të siguruar qëndrueshmëri dhe kushte më të mira për klientët tanë gjatë vitit 2020.”
Kursimet e bullgarëve përbëjnë 70% prej produktit të brendshëm bruto të vendit. Në këtë kuptim çështja për gjendjen e depozitave dhe normat e interesit mbi to, emocionon të gjithë qytetarët dhe vazhdimisht është në rendin e ditës të shoqërisë.
“Mbi 80 miliardë leva (40 mlrd. euro) është vlera e kursimeve në sistemin tonë bankar dhe një pjesë e madhe prej tyre janë kursimet e personave fizikë”. – tha Petkova. – “Është fakt se normat e ulëta të interesit ndikojnë dhe depozitat, ku interesi është afër zeros, por nuk mendoj se në të ardhmen e afërt mund të presim norma negative të interesit për depozitat e personave fizikë. Nuk e pres këtë.”
Teodora Petkova ka përvojë të pasur në sektorin bankar. Përveç se është menaxhere e UniCredit Bulbank, ajo është anëtare e Këshillit Drejtues të Asociacionit të Bankave Tregtare. Para një muaji ajo ishte dekoruar me çmimin prestigjioz për biznes “Mr. and Mrs. Economics”. Teodora Petkova e pranon këtë dekoratë jo si fitore personale , por si njohje për tërë ekipin, me të cilin ajo punon – shenjë për këtë se mënyra në të cilën ata punojnë është e drejtë dhe duhet të vazhdojnë në të njëjtën drejtim. Sipas saj cilësia më e rëndësishme e një menaxheri me ekip të mirë është aftësia e tij për ta dëgjuar. Përveç kësaj me rëndësi është që të kuptosh se jo gjithmonë idetë tënde janë më të mirat dhe duhet të pranosh idetë e të tjerëve dhe të ndihmosh realizimin e tyre.
Bankierëve në Bullgari zonja Petkova u uron një festë të bukur: „Të gjithë kolegëve të mi u uroj të shkojnë çdo ditë në punë me buzë në gaz dhe të punojnë atë, të cilën e duan. Dhe në vend të parë – shëndet për ta dhe për familjet e tyre, për biznesin dhe për shtetin!”
Përgatiti në shqip: Jordanka IvanovaShitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..