Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agela Rodel e prezanton letërsinë bullgare përpara botës anglishtfolëse

Autorët bullgar janë shumë origjinal, thotë amerikania

Foto: arkiv

Amerikania Angela Rodel zgjedh të jetojë dhe të punojë në Bullgari akoma përpara 15 vjetëve. Që atëherë ajo këndon këngët të cilat janë me një tingëllim etno bullgar bashkë me muzikantët nga grupi “Gollogan”. Merr pjesë në disa filma artistikë të regjisorëve tanë të njohur, por më tepër njeh gjuhën dhe përkthen autorë bullgarë. Pikërisht puna e saj  si përkthyese e kthen amerikanen në një ambasadore të kulturës bullgare ndaj botës anglishtfolëse. Përpara 2 vjetëveAngela Rodel qe në listën finale me pretenduesit për çmimet e PEN Klubit Amerikan, me përkthimin e romanit “Fizika e trishtimit” të Gjeorgji Gospodinovit në gjuhën angleze.

Ajo ka lindur në Minesota, mëson gjuhësi dhe gjuhën ruse në Universitetin “Yale”. Aty regjistrohet në korin sllav që ekzistonte pranë universitetit dhe dashurohet pas tingëllimit të folklorit bullgar dhe pas grupit folklorik “Misteri i zërave bullgarë”. Angela e viziton Bullgarinë gjatë vitit 1995 që të marrë pjesë në tubimin folklorik në qytetin Koprivshtica, kurse pasioni i saj  ndaj muzikës popullore bullgare  kalon në një dashuri të fortë ndaj vendit, gjuhës dhe kulturës.  Kështu gjatë vitit 1996 Angeal transferohet për të jetuar në Sofje, si bursiste mbi programin për një këmbim ndërkombëtar “Fulbright” dhe mëson letërsi, muzikë dhe folklor. Akoma që atëherë zgjedhja e saj është vënë në sprovë. Gjatë dimrit të të njëjtit vit Bullgaria kalon përmes një krize të thellë ekonomike dhe politike. Ka protesta në masë dhe turma njerëzish të pakënaqur sulmojnë godinën e parlamentit në Sofje. Angela kujtohet për këtë sesa kohëra të vështira kanë kaluar atëherë njerëzit në Bullgari, kur inflacioni ka shkrirë rrogën e tyre mujore, kështu që të mos të kenë para bile për një javë përpara. Ky qe momenti, në të cilin e kuptova se si duket Bullgaria bashkëkohore dhe se çfarë njerëzish jetojnë këtu - kujtohet Angela. Sot, krahas me angazhimet e saj të shumta, Angela Rodel jep mësim në Fakultetin e Filologjisë Sllave në Universitetin e Sofjes, në programin e masterit për përkthyes-redaktor. Aty ndihet në ujëra të veta dhe thotë se dëgjimi muzikor është premisë që të mësosh më shpejt gjuhën e huaj.

Ne përkthyesit zakonisht jemi në plan të dytë, por është një ide shumë e mirë të mund të prezantojmë dhe ne punën tonë në të gjithë këtë industri letrare - thotë Angela Rodel. Kurse përkthimi po kështu është art. Unë e ndiej veten si njeriu i drejtë, i cili është ndodhur në Bullgari  në momentin e saktë. Një moment kyç në zhvillimin tim si përkthyese, dhe në zhvillimin e letërsisë së përkthyer bullgare në gjuhën angleze, qe krijimi i fondacionit  “Elizabet Kostova”. Vet Elizabeta është shkrimtare. Ajo është e martuar me një bullgar dhe ka konstatuar se ka nevojë  prej një institucioni të tillë, i cili të kujdeset për përkthimin. Asnjëherë nuk kam mësuar përkthim përpara kësaj, thjesht qesh një gjuhëtare, por shokë të mi më luteshin të përktheja ndonjë vjershë ose tregim. Tani gëzohem se tashmë 5-6 vjet jap mësim në Universitetin e Sofjes dhe shikoj se ka shumë bullgarë, të cilët janë rritur me gjuhën angleze, kanë mësuar në gjuhën angleze jashtë shtetit. Kthehen këtu dhe kjo më jep shpresë se ka se kush të më trashëgojë në përkthimin e mirë. Pas 10 vjetëve do të ketë më tepër njerëz si unë, dhe kjo do t'u lejojë autorëve më të shumtë të jenë të përkthyer dhe më shumë shtëpi botuese të botojnë letërsi të përkthyer prej autorëve bullgarë.

Për Angelën, shkrimtarët bullgarë, veprat e të cilëve i ka përkthyer deri tani, flasin me mirënjohje dhe admirim. Thonë se ajo është shembull për shumë bullgarë, të cilët si ajo duan të ndjekin ëndrrat e veta. Por, në Shtetet e Bashkuara përkthimi i librave është një industri e tërë - thotë Angela. - Nuk ka sesi të botosh ndonjë libër i botuar, në qoftë se nuk ke kaluar përmes të gjitha etapave - nga universiteti, përmes kurseve mbi shkrimin krijues, të paktën tre recensentëve dhe redaktorëve - siç thotë një kolegu im - në Amerikë “redaktimi është një prerje”, aty çdo një të pyet se përse e ke zgjedhur këtë ose atë fjalë, prandaj vjen dhe momenti i rutinës. Në Bullgari pikërisht kjo më pëlqen – autorët janë shumë të veçantë, shumë origjinalë. Lista e Angelës me përkthime përfshin dhe krijime të dhjetëra shkrimtarëve modernë bullgarë, dhe jo vetëm:

Tani përkthej Georgi Markovin, por është e vështirë, sepse ai është shumë specifik, flet për periudhën në të cilën jetonte, për vitet 60 të shekullit të kaluar, për epokën e socializmit. Deri tani kam punuar me autorë, të cilëve mund t'u bëjë një telefonatë dhe të pyes për diçka, por tani është pak më e rrezikshme - të jesh vetë dhe të mos të mundësh të komunikosh dhe të shqyrtosh me autorin. Kurse një publik i cili nuk e di se cilat janë zakonet dhe sjelljet e socializmit, nuk ka sesi të kuptojë atë që është shkruar nga Markovi. Ai vet nuk mund të flasë direkt për disa gjëra, vetëm i përmend, kështu që nevojitet unë t’u tregoj me hollësi lexuesve për atë kohë. Kam lidhje me bashkëshorten e tij Anabel, e cila më ndihmon me disa sqarime, por dhe ajo nuk guxon të ndryshojë krijimtarinë e Georgi Markovit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Vasilen Vasevski - piktori i dritës

Një piktor ndërmerr një kthim shpirtëror në atdhe nëpërmjet përjetimeve dhe kujtimeve të cilët i ka vendosur mbi pëlhurë. Por koha ka zbutur stuhitë dhe figurat dhe pamjet janë tërhequr në një botë iluzionesh - sikur të shkrira në një pasqyrë uji...

botuar më 20-01-23 2.58.MD

Zdravka Evtimova: Do të doja që ta mos thyejmë qafën dhe të mos përkulemi

Ka histori të bukura, por të mbytura në kënetën e fjalëve të dobëta e të ngatërruara. Ka dhe të tjera – me të vërtetë frymëzuese, të cilat fluturojnë në vetëdije me lehtësinë e zogjve. Sikurse me krahë të hapura, historitë e Zdravka Evtimovës lëvizin..

rinovuar më 20-01-21 6.06.MD

Katja Lekova rikrijon mozaikët romakë mbi qelq

Qilim prej mozaiku antik me forma dhe ngjyra nga më të ndryshmet, gurrëza prej mermeri të renditura me përpikëri mbi muret e shtëpive romake dhe rrënoja të godinave publike. Shembuj të tilla të artit romak ka nëpër shumë vende në trojet tona. Ata janë..

botuar më 20-01-20 2.38.MD