Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Vegja e Krishtlindjes” për fëmijët dhe të rriturit kureshtarë

Duhet t’i duash shumë fëmijët, që të mund të shpikësh një program të tillë. Janë zhvilluar mbi 200 aktivitete, kurse fillimi është gjatë vitit 2015. Fare në frymën e ditëve tona të përditshme të internetit, pa bërë përpjekje të veçanta, vogëlushët mësojnë përmes duarve të veta dhe prekjes emocionuese deri tek historia. Kurse detyrat dhe problemet historike të cilat ata i zgjidhin me lehtësi, shumë njerëz të moshuar mund të dështojnë me bubullime e zhurmë të madhe. Vendi është Muzeu Historik Regjional në qytetin Kjustendill. Aty do të zhvillohet “Vegja tradicionale e Krishtlindjes” – aktiviteti i zakonshëm përpara festës për “fëmijët dhe të rriturit kureshtarë”. Në skajin e posaçëm të sallës “Asklepij” më 12,13 dhe 14 dhjetor, ata do të mund të punojnë sende të ndryshme të bukura.

Do të mund të shikojnë sende të tjera interesante, të lidhura me zanatet, të cilat kanë ekzistuar akoma gjatë shekullit të 6, të 5 përpara lindjes së Krishtit. Përpara shpikjes së çikrikut (të përdorur në përgatitjen për të endur), njerëzit kanë përdorur enë prej qeramike me doreza të brendshme. “Kupa të tilla” vërtitëse janë gjetur në Egjipt, Palestinë dhe Greqi. Në Bullgari janë të njohura 3 enë të ngjashme nga shekulli i 5 përpara lindjes së Krishtit (nga epoka e gurit dhe e bakrit) dy prej tyre janë nga rajoni i qytetit Kjustendill. Është gjetur dhe “rruazë mbajtëse” për boshtin ( nga e njëjta periudhë), mbi të cilin janë gdhendur shenja, të cilat paraqesin yllësit Mjellmë dhe Arusha e Madhe. Të gjitha këto dije fëmijët do të grumbullojnë në lojëra interesante, do të përvetësojnë mjeshtëri, të transmetuara përmes shekujve dhe kështu do të fitojnë një përvojë të paçmuar. “Vegja e Krishtlindjes” është një pjesë nga programi arsimor “Punishtja e Muzeut” e bazuar mbi faktin e thjeshtë se qëkurse ekziston bota ne mësohemi duke prekur me duart tona.

Është me rëndësi që të mund t’u transmetojmë dije fëmijëve tanë përmes ushtrimeve praktike, ata të mund të ndiejnë procesin e punimit dhe të kalojnë përmes rrugës së paraardhësve tanë – është e bindur Mirosllava Taskova, e cila përgjigjet për lidhjet me marrëdhëniet me publikun në Muze dhe është mes iniciatorëve të projektit.


Ka një interes të madh nga ana e fëmijëve, e mësuesve dhe e prindërve. Aksenti është mbi artin dhe kulturën në lashtësi. Një pjesë nga temat përfshijnë shqyrtimin e artefakteve të veçanta, të eksponuara në sipërfaqe të hapura dhe të mbuluara të Muzeut Historik Regjional. Programi është plotësuar me ndihmesa mësimore, të cilat i kemi në sajë të Qendrës për arsim joformal dhe një veprimtari kulturore “Alos”. Përmes tyre dekorojmë mjedisin arsimor, të cilin na e ofron Muzeu. Gjatë muajit shkurt tema është “Kultura e të ushqyerit gjatë periudhës së lashtësisë” dhe prezanton enë parahistorike dhe mesjetare, të gjetura në tokën e qytetit tonë, përmes të cilave tregojmë për mënyrën e jetesës në epokat e kaluara. Gjatë marsit do të vëmë aksentin mbi matjen e kohës.

Tregojmë modelin e një fure me një tabelë të futur të kalendarit diellor-hënor nga shekulli i 5 përpara lindjes së Krishtit (një nga më të vjetrit në Evropë).”Lodrat në lashtësi” e drejtojnë vëmendjen tek një enë qeramike( po kështu nga shekulli i 5 përpara lindjes së Krishtit). Ajo është me 16 vrima në sipërfaqe, duket si njëfarë lodre. Akoma më kureshtare është se gjetëm një analog modern të kësaj lodre, bile ka dhe një aplikim mobil. Rregullat i përshtaten jashtëzakonisht mirë sendit tonë të lashtë. Kështu ai “është gjallëruar” për fëmijët. Dikur ata e kanë punuar prej balte dhe kanë filluar të luajnë me të më vonë.

Gjatë muajit maj, kur festojmë Ditën e Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit Sllav, tregojmë shenja të përdorura akoma përpara shkrimit nga epoka e gurit dhe e bakrit. Kemi sajuar dhe lojëra me alfabetetin glagolik dhe cirilik ,i njohim fëmijët dhe me teknika të vjetra të shtypit dhe me librat e vjetër të shkruar me dorë. Një temë tjetër e rëndësishme është “Makinat dhe dekorimet në antikitet”. Tregojmë një kaloshin të shkëlqyer me dy rrota nga shekulli i 2, tregojmë zbukurimin në detaje, kurse fëmijët punojnë një aplikacion të një parzmore prej plasteline.

Tema e fundit është për veshjet, aksesoret dhe armatimet në lashtësi. Një imazh mbi figurat antropomorfe nga shekulli i 5 përpara lindjes së Krishtit të çon drejt një veshjeje popullore karakteristike nga krahina jonë. E shikojmë dhe mantelin e luftëtarëve trakë, të quajtur zejra-në analogji me jamorllukun tonë të njohur.

Duke e mbyllur në mënyrë simbolike ciklin vjetor, gjatë ditëve të ardhshme fëmijët do të endin në vegjën Krishtlindëse. Të drejtuar nga imagjinata do të gërshetojnë estetikën e sotme me teknikat e vjetra. Dhe do të hyjnë në vitin e ri të pasuruar dhe të frymëzuar përgjithmonë nga historia e krahinës së tyre të lindjes.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Muzeu Historik Regjional në qytetin Kjustendill dhe Allbena Bezovska



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD

Një zonë e re e Terminalit 2 ofron një vend për të punuar dhe relaksuar në Aeroportin e Sofjes

Një zonë e re që kombinon një vend modern për t'u çlodhur dhe një hapësirë ​​​​të përbashkët pune është tashmë në dispozicion për udhëtarët në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes, njoftoi Aeroporti i Sofjes në faqen e tij në Facebook.Në këtë zonë në..

botuar më 24-07-25 4.53.MD