Operacioni i Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore i Shqipërisë bëri një përmbledhje të plotë të situatës 2 javë pas tërmetit të 26 nëntorit, informon Top Channel. Janë strehuar në mënyrë të përkohshme 13294 qytetarë dhe mbi 7 mijë qytetarë gjenden në çadra. Në terren po punohet për inspektimin e banesave dhe për këtë janë angazhuar 100 grupe, ku puna ka përfunduar në 14069 objekte, ndërsa 44 të pabanueshme janë shembur.
Në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti janë inspektuar 14069 objekte. 261 pallate dhe 2237 banesa janë dëmtuar rëndë dhe janë të pabanueshme përkohësisht; 851 pallate kanë pësuar dëmtime të mesme dhe të lehta. 4618 banesa kanë pësuar dëmtime të mesme dhe të lehta. Janë shembur gjithashtu 44 objekte, kryesisht në qarkun Durrës, të përcaktuara si me rrezikshmëri shumë të lartë.
Për sa i përket planit të rindërtimit Ministri Bledi Çuçi i cili kryeson Operacionet për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore u shpreh se janë 20 miliardë lekë për zbatimin e Programit të Rindërtimit, nga të cilat: 13 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, 7 miliardë lekë nga donacionet. 5 753 donatorë dhuruan në total 58.5 milionë lekë përmes platformës qeveritare E-albania. Qeveritë e huaja, fondacionet, bizneset dhe individët dhuruan 9 milionë Euro në llogaritë bankare të vëna në dispozicion nga qeveria shqiptare 23 milionë euro është totali i fondeve të dhuruara nga donatorë si BE (15 milionë euro).
Për të mposhtur dhe për të lehtësuar dhimbjet, Misionet Diplomatike të akredituara në Sofje me iniciativën e Ambasadores së Malit të Zi, Sh.S.Zj. Snezana Radovic, organizuan më 13 dhjetor "Ditën e Solidaritetit për Shqipërinë". Të gjithë të ftuarve u ishte bërë apel për solidaritet dhe për dhurime online në portalin e-albania.
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..