Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali muzikor kushtuar Vitit të Ri – i frymëzuar nga përvjetorë të shënuar, arritje të mëdha... dhe nga dimri

Koncerte simfonike dhe korale, recitale në piano, spektakle të baletit, koncerte për fëmijët dhe nga fëmijët. Edicioni i 33-të i festivalit muzikor me rastin e Vitit të Ri filloi më 14 dhjetor, kurse koncerti i parë është i korit “Vanja Moneva”. Shkaku është 25 vjetori nga themelimi i grupit me famë botërore. Më 15 dhjetor është koncerti i orkestrës së Dhomës të Teatrit La Skala - Milano nën titullin “Italia - muzika është dashuri” me vepra të Ottorino Respighi, Gioachino Rossini, Marco Enrico Bossi. Do të tingëllojë dhe një vepër e Emanuele Pedrani, kontrabasist në orkestër.

Cameristi della Scala

Një fakt kureshtar – zoti Pedrani është i martuar me bullgare – po kështu një muzikante profesioniste. Kjo deri në një shkallë të madhe përcakton qëndrimin special të kompozitorit (dhe të ansamblit të shkëlqyer) ndaj vendit tonë. Më 16, 21 dhe 22 dhjetor në kinemanë “Lumiere Lidl” adhuruesit e basit të njohur bullgar Nikollaj Gjaurov mund të dëgjojnë dhe të shikojnë video-incizime të koncerteve të tij. Mes aksentëve në program është koncerti më 16 dhjetor me krijime të Frederik Shopenit, të interpretuara nga pianistja jonë e njohur Antonina Boneva. Ajo do të prezantojë dhe një nga nxënësit e vet të talentuar. Ngjarja është një pjesë nga programi i sivjetshëm i festivalit në përkrahje të muzikantëve të rinj të Bullgarisë.

Antonina Boneva

Ideja qe e zonjës Juliana Karaatanasova (drejtoreshë artistike e festivalit) dhe unë e falënderoj, sepse kjo është një nismë shumë e mire – të prezantohen pianistë të rinj, krahas me mësuesit e tyre – tregoi Antonina Boneva përpara Radio Bullgarisë. Do të prezantoj nxënësin tim të suksesshëm Teodor Papazov, laureat i konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare. Më pëlqen shumë dhe e dua muzikën e Shopenit, kurse gjatë vitit 2019 dhe 2020 shënojmë 170 vjet qëkurse kompozitori iku nga kjo botë dhe 210 vjet nga lindja e tij. Unë do të ekzekutoj 4 baladat e tij të cilat janë një sfidë për çdo një pianist.

Teodori do të interpretojë Polonezë op.53, të quajtur “heroik”. Kështu rikujtojmë dhe për përkrahjen shpirtërore në luftërat për pavarësi kombëtare, të cilën Shopeni ia jep popullit polak gjatë gjithë jetës së tij. Ai kompozon një muzikë kaq të bukur, frymëzuese dhe fine, piktura të tilla të shkëlqyera pikturon ai. Nga njëra anë është poetik, nga ana tjetër-dramatik. Robert Shuman thotë për muzikën e Shopenit, se këto janë armët e mbuluara me lule. Unë të paktën nuk kam takuar një përcaktim më të saktë nga ky. Përpara disa ditëve u ktheva nga Italia, ku kisha dy recitale. Aty po kështu interpretova të katër baladat e Shopenit, si dhe mazurka të tij, nocturnes dhe vals. Koncerti i dytë me baladat e Shopenit dhe poemat e Mickiewicz, qe deri diku janë një përsëritje e programit, të cilin e zhvillova në “Apolonia-2019”.

Krasimira StojanovaNë prag të Krishtlindjes (më 21 dhjetor) në sallën numër 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, orkestra simfonike e Radios Kombëtare Bullgare do të prezantojë një variant koncerti të “Evgjeni Onegjinit” – një nga operat më të njohura të Çajkovskit. Rolin e Tatjanës do ta luajë Krasimira Stojanova e shkëlqyer, dirigjent do të jetë Pavell Balev.

Tema e koncertit festiv me rastin e Vitit të Ri, i cili sipas traditës zhvillohet në ditën e parë nga Viti i Ri është “Të frymëzuar nga dimri”. Sivjet do të dëgjojmë krijime, të cilat nuk interpretohen shpesh – “Vajza e Dimrit” e Edward Grieg, “Patinatorët” e Émile Waldteufel, “Flokët e dëborës” nga Jacques Offenbach dhe Romans nga “Tufani” i Sviridovit. Solistë do të jenë interpretues të rinj të cilët kanë pushtuar skenat botërore – violinistja Lija Petrova e cila do të interpretojë “Këngë Cigane” nga Sarasate dhe violonçelisti Mihaill Petrov, të cilin do ta dëgjojmë me “Rapsodinë Hungareze” të Poperit.

Kuptohet se është e pamundur të prezantojmë të gjithë programin, i cili përmban 23 ngjarje... Në fakt, 23 shkaqe të vërteta të festojmë me muzikë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: ndk.bg, krassimira-stoyanova.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Dashuria” - një këngë e re e grupit “Fandango”

Grupi “Fandango” prezanton​​ këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..

botuar më 24-04-19 11.47.PD

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD

Kitaristi Angell Demirev prezanton muzikë origjinale në një koncert

Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse..

botuar më 24-04-16 11.35.PD