Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët e suksesshëm: Dejan Mihajllov – një astrofizikan në Gjermani

Astrofizikani bullgar Dejan Mihajllov ecën në hapat e Stephen Hawking

Çështjet e mëdha – për origjinën e Gjithësisë, për udhëtimin në kohë, për ekzistencën e inteligjencës jashtëtokësore, për arritjen e planetëve të tjerë – e provokojnë shkencëtarin e ri Dejan Mihajllov që nga fëmijëria. Që kur ka qenë djalosh i kushton shumë kohë dhe shumë energji pyetjes se si është e mundshme që Gjithësia të mos ketë fund. Dhe akoma në gjimnaz për të tashmë është e qartë se të gjithë jetën ai do të merret me shkencë dhe s’mund të jetë ndryshe. Prirjet e tij e çojnë në Oksford dhe Kembrixh, ku u diplomua dhe bëri doktoratë në fushën e astrofizikës.

“Gjatë mijëvjeçarit të fundit arritëm t’u japim përgjigje shumë pyetjeve të lidhura me astronominë dhe astrofizikën, por ato nga ana e tyre provokuan pyetje të tjera, akoma më të vështira, përgjigjet e të cilave akoma i kërkojmë” – thotë Dejan Mihajllov. Prandaj sipas tij ky proces kurrë nuk do të përfundojë dhe gjithmonë do të ketë zbulime të reja, të cilat do të na çojnë në pyetje të reja. Për shembull zbulimi i valëve gravitacionale, të parashikuara para një shekulli nga Ajnshtajni, na hapin derën për studimin e Gjithësisë – pikërisht atyre shkencëtari i ri ua kushton punën e tij në një nga institutet “Max Planck” në Berlin.

“Kur në vitin 2015 për herë të parë ishin regjistruar valët gravitacionale, ky ishte një moment kthesë në zhvillimin e astrofizikës – shpjegoi Dejan Mihajllovi. Dhe në se deri atëherë për studimin e objekteve të largëta astronomët mbështeteshin vetëm mbi dritën, e cila vjen nga to, tani ata mund të dëgjojnë lëvizjen e tyre. Unë fillova doktoratën time disa muaj para regjistrimit të valëve gravitacionale dhe e pata mundësinë të përfshihem në këtë studim ndërkombëtar që nga vetë fillimi. Disertacioni im është përqendruar mbi ashtuquajturat valë gravitacionale me frekuencë të ulët, të cilat në se një ditë arrijmë t’i regjistrojmë, do të na zbulojnë fillimin e Gjithësisë dhe proceset e para pas Big Bang-ut”

Gjatë kohës së doktoratës së tij në Kembrixh Dejan Mihajllov ka takuar disa herë Stephen Hawking. Astrofizikani gjenial bile ka qenë ndër të pranishmit në një seminar të organizuar nga bullgari i ri.

“Stephen Hawking ishte arsyeja, për të cilën unë e zgjodha Kembrixhin, sepse ai e kishte bërë institutin atje qendrën botërore të astrofizikës – tha gjithashtu Dejan Mihajllov. – Prandaj për mua ishte jashtëzakonisht emocionuese kur për herë të parë e takova shkencëtarin e madh. Kam pasur mundësi të flasë me të disa herë dhe gjërat për të cilat e pyeta ishin  lidhur me të ardhmen e astrofizikës pas regjistrimit të valëve gravitacionale dhe për këtë a do t’i gjejmë përgjigjet e pyetjeve, të cilave vetë ai nuk është përgjigjur. Sipas tij kjo do të bëhet – pas dhjetë apo pas njëqind vjet, sepse njerëzit gjithmonë do të emocionohen dhe do të mbeten kureshtarë, gjithmonë do të përpiqen të kuptojnë më shumë për Universin”.

A mendon shkencëtari i ri ashtu siç Stephen Hawking se brenda disa shekujve të ardhshme njerëzimi do të asgjësojë Tokën dhe do të duhet të kërkojë vend të ri për ta populluar?

“Në se bëhet diçka me planetin tonë – fatkeqësi natyrore, asteroid, apo luftë botërore, ne detyrimisht duhet të kemi plan për kolonizimin e një planeti tjetër. Mundësia e parë dhe më e afërt tani për tani është Marsi, ku megjithëse është shumë vështirë, mund të krijojmë një koloni në 10-20 vitet e ardhshme. Në të vërtetë nuk disponojmë me teknikë të përshtatshme për ndonjë planet tjetër, por para 200 vjetëve nuk kemi menduar se mund t’i arrijmë Hënën apo Marsin. Prandaj me rëndësi është që të vazhdojmë të zhvillohemi dhe të krijojmë gjëra të reja –ato mund të duken të pamundshme sot, por falë teknologjive të reja mund të bëhen të arritshme.

Dejan Mihajllov është gati të jetojë në Mars, por para se të bëhet e mundshme kjo, ai punon mbi qëllimin e vet të madh – të kuptojë se çfarë ka ndodhur në disa sekondat e para pas Big Bang-ut.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuçi Grozdani–mësuesi nga Pogradeci

Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..

botuar më 24-04-21 11.00.PD

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..

botuar më 24-04-16 7.35.PD

Udhëtarja Izabella Shopova bëri kos në kushte të përafërta me ato të Hapësirës

Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..

botuar më 24-04-11 7.30.PD