Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marcianopol – qyteti me mozaikët marramendës romakë

Pranë njërit prej burimeve karstike të Devnjes në provincën romake Mizia e Poshtme (Moesia inferior) është ndalur perandori Trajan (Marcus Ulpius Trajanus, 98- 117г.) me ushtrinë e tij. Motra e tij Marcija ka dërguar shërbyesen të sjellë ujë , por mjerisht ena e artë i ka rënë nga duart dhe është fundosur. Kurse, kur pas ca kohe ena ka dalë në sipërfaqe të lumit të afërt, romakët e kanë pranuar çudinë si shenjë nga hyjnitë . Kështu në këtë vend perandori ka themeluar qytet të cilin e ka quajtur Marcianopol  me emrin e motrës së tij të bukur.

Rrënojat e njërës prej qendrave strategjike për Perandorinë Romake shtrihen nën qytetin e sotëm bullgar Devnja (22 kilometra në perëndim të qytetit Varna). Dhe me qenë se përmes vendbanimit kanë kaluar rrugë të rëndësishme, gjatë shekullit  të 4 perandori Valent e ka kthyer në një kryeqytet të përkohshëm dhe që aty ka drejtuar gjithë perandorinë. Qyteti ka ekzistuar mezi 400 vjet. Në fund të shekullit të 6 fiset avare e kanë shkatërruar dhe mbi themelet e godinave të shkëlqyera romake kanë ngritur vendstrehimet e tyre.  

Ky është një nga qytetet më të mëdhenj, të themeluar gjatë periudhës romake në territorin e Bullgarisë së sotme – tregon Ivan Sutev, drejtor i Muzeut të Mozaikëve në qytetin Devnja. – Sipërfaqja e tij përfshin mbi 700 hektarë dhe është mbrojtur nga një mur fortifikimi të shëndoshë. Qyteti është i ndërtuar në bazë të sistemit ortogonal me rrugë të drejta, të orientuara në drejtimet e botës. Në pjesët qendrore, si dhe në lagjet janë ngritur godina të mëdha shoqërore, tempuj të hyjnive nga panteoni greko-romak, biblioteka, arka triumfale. Deri në këtë moment kemi informatë për amfiteatrin romak, i cili gjendet në rajonin verilindor të kalasë së Marcianopolit, dhe për një bazilikë të madhe nga krishterimi i herët, e lidhur me periudhën e krishterë të qytetit, kur ai bëhet një qendër e madhe administrative dhe një qendër e episkopisë.

Qyteti i shkatërruar, hyri në faqet e historisë përsëri në fillim të shekullit të 19. Kurse gjatë vitit 1976, gjatë gërmimeve për ndërtim dalin themelet e një godine të madhe antike me mozaikë të mrekullueshëm mbi dyshemetë, të cilët sot janë një pjesë nga Muzeu i Mozaikëve në qytetin Devnja.  


Mozaikët - disa nga shembujt më të mirë të artit romak të mozaikëve, janë të punuar me një cilësi dhe përpikëri të madhe – e vazhdon tregimin e tij Ivan Sutev.- Janë të punuar në teknikat klasike prej qeramike, balte të pjekur, paste prej qelqi e ashtuquajtura smalta/, mermeri dhe guri gëlqeror në 16 ngjyra. Imazhet justifikojnë supozimin se, mbase shtëpia ka qenë pronë e një pronari të pasur të tokës me prejardhje greke, me qenë se tematika e tyre është e lidhur jashtëzakonisht shumë me mitologjinë greke.

Në dysheme në të ashtuquajturin tablinium (dhoma e ndenjjes në banesën romake) gjendet mbase mozaiku më interesant, i cili pasqyron kokën e prerë të Gorgonës Meduza, me të cilën hyjnesha Atina Palada ka zbukuruar mburojën e vet. Mozaiku në të ashtuquajturin kubikullum (dhoma e fjetjes) rikrijon një nga aventurat e shumta të dashurisë të Zeusit – joshjen e Antiopës. Nga zbukurimi i dyshemesë është ruajtur vetëm pjesa e poshtme dhe në kornizën madhështore të imazhit shikohen shpendë ekzotikë. Mozaiku i vetëm i zbuluar tek ne me një temë nga mitologjia “Rrëmbimi i Ganimedit” ka zbukuruar okosan (dhomën e madhe të pritjes) në shtëpinë, kurse ginekeja (dhoma e grave) – është një kompozicion gjeometrik me ornamente të futura bimore, në skajet e të cilave mbase kanë qenë të paraqitura katër stinët e vitit, të personifikuar në pamjet e grave të reja.

Që të mund të tërheq turistë dhe të popullarizojë këtë trashëgimi kulturore, Bashkia e qytetit Devnja prej disa vjetëve zhvillon një festival antik me pjesëmarrjen masive të banuesve të qytetit.


Gjatë kohës së festivalit prezantohen shfaqje, të cilat janë të lidhura me ngjarje të rëndësishme nga historia e qytetit romak – betejat e gladiatorëve, tregu i skllevërve, demonstrim të zanateve të ndryshme – thotë Ivan Sutevi. – Shpresojmë që shumë shpejt të krijojmë dhe një grup personal prej njerëzve të rinj, të cilët aktivisht të marrin pjesë në këto ngjarje, në arenën autentike të amfiteatrit romak.

Dhe sot nga thellësitë e Marcianopolit vazhdojnë të dalin pasuri, të cilat i pasurojnë edhe më tepër dijet tona për qytetin antik. Gjatë këtij viti historiani Hristo Kuzov zbuloi një thesar prej 12 solidëve të artë dhe mbi 40 monedha prej bronzi, kurse kolegët e tij tanimë me një padurim po presin stinën e ardhshme arkeologjike.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Muzeu i Mozaikëve në qytetin Devnja, Wikipedia dhe BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Monumenti “Themeluesit e shtetit bullgar” afër Shumenit peshon me simbolet prej betoni nga e kaluara

“Në ritmin e kohës” – kishte shkruar një mjeshtër i grafiteve mbi monumentin e Ushtrisë Sovjetike në Sofje, ku secila prej figurave ushtarake ishte bojatisur me ngjyrat e heronjve me popullaritet nga stripat bashkëkohorë. Në ritmin e kohës përpiqet të..

botuar më 16-09-22 8.05.PD

Karllovo ngriti shtëpinë e Apostullit të Lirisë Vasill Levski nga rrënojat dhe e ruan si një shenjtërore

Shtëpia e lindjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski – ideolog dhe organizator i revolucionit kombëtar bullgar në shekullin e XIX, është ndër muzetë memorialë më të vizituar që nga e kaluara e edhe më sot. Shtëpia e Apostullit të Lirisë Bullgare në..

botuar më 16-06-19 12.55.MD

Në rajonin e shkëmbinjve të Bellogradçikut janë të koduara njohuri të lashta për botën

Një peizazh jo i zakonshëm shtrihet në viset veriperëndimore të Bullgarisë. Ato janë shkëmbinjtë e Bellogradçikut, që sjellin respekt dhe admirim me gurët e madhërishëm të cilët e çajnë qiellin. Rajoni karakterizohet me humnerat e shumta të cilat sikur..

botuar më 16-03-27 10.15.PD