Bullgaret Radoslava Mavrodieva dhe Tajbe Jusein hynë në top 10 të edicionit të 47-të të anketës së Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportistë të Ballkanit” për vitin 2019. Në anketën tradicionale u përfshinë agjencitë kombëtare të vendeve të rajonit – BTA (Bullgari), ANA-MPA (Greqi), AXHERPRES (Rumani), Agjencia Anadollie (Turqi), HINA (Kroaci), FENA Bosnjë e Hercegovinë dhe ATSh (Shqipëri).
Mavrodieva fitoi titullin në shtytjen e gjyles në Kampionatin Evropian në sallë, ndërsa sportistja e mundjes Jusein u bë kampione e kontinentit në kategorinë deri në 62 kilogram dhe fitoi medaljen e argjend në Kampionatin botëror. Fituesi dhe rezultatet e anketës do të shpallen më vonë.
Iniciativa Wings for Life World Run është një ngjarje globale që do të mbahet njëkohësisht në të gjithë botën më 5 maj dhe do të fillojë në orën 14:00 me orën bullgare. Të gjitha fondet e mbledhura nga tarifat e hyrjes do të dhurohen për kërkime..
Stilijana Nikollova fitoi medaljen e artë në garën e gjithanshme në Kupën e parë Evropiane të Gjimnastikës Ritmike të mbajtur në Baku. Borjana Kalejn mbeti e katërta pas pasaktësive në kombinimin me shirit. Gara zhvillohet sipas rregullave të..
Borjana Kalejn përfundoi në vendin e dytë dhe Stilijana Nikollova ishte e treta në kualifikimet e Kupës Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Më së shumti pikë ka grumbulluar italianja Sofia Raffaelli. Gara zhvillohet për herë të..
Stilijana Nikollova u bë kampione e Evropës në gjimnastikë ritmike pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Kampionatin e Budapestit. Ajo luajti pa gabime..
Ne e vlerësojmë shumë gatishmërinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të mbështetur përpjekjet dhe ambicien e Bullgarisë për të pritur Olimpiadën..