Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Engjëjt-mbrojtës kujdesen për shpëtimin e shpirtit njerëzor

Kongregacion i engjëjve, shekulli i 14, Manastiri i Baçkovos (fragment)

Duke e vënë në sprovë besimin e Abrahamit, Zoti e urdhëroi të sakrifikojë djalin e tij të vetëm Isak. Por në momentin , në të cilin babai mori thikën për të vrarë birin, një engjëll i Zotit thirri nga qielli, që të ndalojë dorën e tij.

Tregimi nga Dhiata e Vjetër për sakrificën e Abrahamit  është një nga proverbat e përshkruar në Bibël, për ndërhyrjen e engjëjve në fatin njerëzor. Sipas Ungjillit, Kryeengjëlli Gavril i dha lajmin e mirë Virgjëreshës Mari se ajo do të lindë Birin e Zotit, kurse pas lindjes së Tij , Kryeengjëlli e paralajmëroi Josifin ta shpjerë në Egjipt, kur mbreti Irod urdhëroi të vriten të gjithë foshnjat në Betlehem . Përpara varrit të Krishtit, përsëri engjëlli u paraqit grave miroprurëse, të cilat kanë ardhur ta lyejnë trupin e Tij, që t’i lajmërojë për Ngjalljen e Shpëtimtarit.  

Në jetën tonë tokësore, pavarësisht se si të krishterë mbështetemi në mbrojtjen e Zotit, ne kemi frikë, e humbasim veten në zgjedhjet e vështira, e ndjejmë veten të dobët dhe të vetmuar. Prandaj dhe besimi, se pranë nesh gjithmonë qëndron një krijesë qiellore, të cilën Zoti e ka zgjedhur posaçërisht që të na drejtojë dhe të na mbrojë, na jep ndjenjën për qetësi dhe qëndrueshmëri. Me të ashtuquajturin engjëll mbrojtës ne ndajmë momentet e mira dhe të këqija, mundohemi që me zemrën tonë t’i dëgjojmë udhëzimet të cilat na i jep ai, dhe nganjëherë ndaj tij i drejtojmë lutjet tona, siç e bëjmë me Jezu Krishtin, me Nënën e Zotit dhe shenjtorët.

Besojmë se në ritin e pagëzimit, çdo një prej nesh merr engjëllin e vet mbrojtës. Dhe më e tmerrshmja nga të gjitha është që ta zhgënjejmë këtë engjëll me veprat tona – thotë ati Angel Angjelov, nga kisha e kryeqytetit “Shën Sofia”. Ka një mori të pikturave fetare me këtë tematikë, të cilat pasqyrojnë sesi engjëlli, në momentet e tmerrshme dhe të vështira në jetën e njeriut, ndërhyn që të evitojë tragjedinë. Ne besojmë po kështu, se pikërisht engjëlli-mbrojtës na ndihmon, kur duam që të lartësohemi shpirtërisht, sepse si të krishterë për ne më e rëndësishmja është të synojmë drejt Zotit tonë.

Dhe me qenë se njeriu gjithmonë përpiqet “të veshë” në “rroba” materiale atë, e cila gjendet përtej shqisave të tij, në krijimet e piktorëve engjëjt janë pikturuar si njerëz jashtëzakonisht të bukur.  

Histori të shumta për paraqitjen e engjëjve në pamje njerëzore u japin bazë artistëve të pikturojnë dhe të paraqesin këto krijesa të Zotit në formën njerëzore-sqaron ati Angjell. Por, që të tregojnë thelbin e tyre qiellor , engjëjve u venë krahë. Në disa kisha jo bullgare bile mund të vihen re pupla, për të cilat thuhet se janë të engjëjve, por kjo kuptohet nuk është e vërtetë. Sipas kishës sonë engjëjt janë të pa trupë, me fjalë të tjera nuk mbajnë asgjë nga ana materiale e kësaj bote. Në kapitullin e parë të Biblës – Zanafilla, thuhet se, në fillim Zoti krijoi qiellin dhe tokën. Dhe sipas shpjegimit të etërve të kishës nën fjalën “qiell” ata kuptojnë botën qiellore, me fjalë të tjera, engjëjt janë krijesat e para, kurse pas kësaj vjen e gjithë bota materiale. Kuptohet se si një kurorë e Krijimit të Zotit paraqitemi ne – njerëzit. Kështu që engjëjt mbajnë tipare antropomorfe, për shkak të tregimeve, të cilat i kemi trashëguar për ta.

Duke i përfytyruar në një pamje njerëzore, mos vallë ndonjëherë të sillemi  me ta me pakujdesinë, me të cilën sillemi ndaj të afërmeve? Por, atëherë rrezikojmë ta largojmë nga vetja engjëllin tonë - kaq të nevojshëm për shpëtimin e shpirtit njerëzor.

Njeriu mban në vetvete dobësinë e vet, si pasojë e mëkatit të tij të trashëguar nga paraardhësit - thotë akoma prifti. Çdo gjë të cilën e kryen ai në këtë botë, nuk është më e mirë. Pavarësisht se ka hyrë në rrugën e Zotit, ai devijon, prandaj ka nevojë për një engjëll –mbrojtës, i cili t’i tregojë të vërtetën.

 Është e vështirë për njeriun të përballojë mëkatësinë e vet dhe të kërkojë përsosmërinë. Dhe kështu, qofshi të përsosur dhe ju, siç është i përsosur Ati juaj qiellor. 

Na pëlqen të themi se, ndonjë shoku ynë shumë i mirë dhe i butë sikurse është i dhuruar me natyrën e engjëllit. Por, njeriu nuk është i paracaktuar për një ngjashmëri me engjëllin, shton ati Angjell. Sipas tij më e rëndësishmja për njerëzit është të mos e fshehin dashurinë e vet dhe ta tregojnë kudo. 

Sepse me anë të dashurisë ne i afrohemi Krishtit – kur e duam njëri tjetrin dhe kur e duam Zotin.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: nationalgallery.bg, Diana Cankova

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD

"Të humbur nën ujë” tregon histori për fshatrat bullgare të zhytura në ujë

Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...

botuar më 24-04-09 7.10.PD