Sonte në Pallatin Popullor “Ivan Vazov” do të mbahet një spektakël bamirës, i cili është kulmi i iniciativës “Krishtlindja Bullgare”. Fushata zhvillohet për të 17-ën herë me radhë dhe kalon nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev dhe të bashkëshortes së tij Desisllava Radeva. Ideja e “Krishtlindjes Bullgare” është që të ndihmojë për zgjidhjen e problemeve të rëndësishme në shoqëri që kanë të bëjnë me shëndetin e fëmijëve. Me mjetet e fushatës së sivjetshme, të grumbulluara nëpërmjet transferimeve bankare dhe mesazheve telefonike nga qytetarët, do të blihet aparaturë moderne, e cila do të ndihmojë për përcaktimin e saktë të diagnozave, mjekimin modern dhe rehabilitimin aktiv të fëmijëve që vuajnë nga sëmundje të rënda. Vetëm nëpunësit e Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes tashmë dhuruan për kauzën në fjalë mbi 4 300 euro.
Edicioni i parë i “Krishtlindjes Bullgare” u zhvillua në vitin 2003. Iniciatori i saj është Presidenti Georgi Përvanov (2002 – 2012).Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një..
Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4 vjet, shpjegoi në parlament zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Në fund të vitit 2023 u paraqit një..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e..
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme..