Sonte në Pallatin Popullor “Ivan Vazov” do të mbahet një spektakël bamirës, i cili është kulmi i iniciativës “Krishtlindja Bullgare”. Fushata zhvillohet për të 17-ën herë me radhë dhe kalon nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev dhe të bashkëshortes së tij Desisllava Radeva. Ideja e “Krishtlindjes Bullgare” është që të ndihmojë për zgjidhjen e problemeve të rëndësishme në shoqëri që kanë të bëjnë me shëndetin e fëmijëve. Me mjetet e fushatës së sivjetshme, të grumbulluara nëpërmjet transferimeve bankare dhe mesazheve telefonike nga qytetarët, do të blihet aparaturë moderne, e cila do të ndihmojë për përcaktimin e saktë të diagnozave, mjekimin modern dhe rehabilitimin aktiv të fëmijëve që vuajnë nga sëmundje të rënda. Vetëm nëpunësit e Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes tashmë dhuruan për kauzën në fjalë mbi 4 300 euro.
Edicioni i parë i “Krishtlindjes Bullgare” u zhvillua në vitin 2003. Iniciatori i saj është Presidenti Georgi Përvanov (2002 – 2012).Afro 36 000 shtetas të huaj nga 79 vende morën të drejtën e punës në Bullgari përmes llojeve të ndryshme të regjimeve të lejeve në vitin 2024. Ata janë 10 000 më shumë se në vitin 2023, tha për BNR Atanaska Todorova, eksperte kryesore për "Tregun e..
Ambasadori i Bullgarisë në Ankara, Angell Çollakov, vizitoi stendën bullgare në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare për Turizmin dhe Pushimet në Mesdheun Lindor - EMITT 2025. Çdo vit ka një rritje të turistëve turq në Bullgari, por kjo nuk është e..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si do të garantojë zbatimin e tij. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në përgjigje të një..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që..
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë..