Indeksi i Institutit të Lirive Njerëzore në ShBA-në e vë Bullgarinë në vendin e 39-të në botë për vitin 2019. Me vlerësimin 7.79 nga 10 të mundshme vendi u radhit me një vend përpara në krahasim me vitin 2018. Në Ballkan shteti ku njerëzit disponojnë më shumë liri janë rumunët me indeks 8.11 dhe radhiten në vendin e 30-të. Shqipëria me indeksin 7.84 është në vendin e 38-të. Maqedonia e Veriut me 7.34 është në vendin e 56, pas saj radhiten Greqia – 7.33 në vendin e 57-të, Serbia me 7.30 është e 58-ta. Turqia është në vendin e 122 me indeks 6.21. Indeksi gërsheton 76 tregues për liritë personale dhe ekonomike, për superioritetin e ligjit, për sigurinë, për lirinë e lëvizjes, për fenë, për shoqatat civile, për lirinë e fjalës, për respektimin e pronësisë. Në krye të listës së gjithsej 162 shteteve është Zelanda e Re me 8.88 pika.
Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..
Tre projektligjet për ndryshimin e Ligjit për besimet fetare mblodhën një shumicë të madhe në lexim të parë në sallën plenare. Shkak për tekstet e reja ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit për të futur në regjistrin publik të gjykatës një..
Pa kompensim për çmimin e energjisë elektrike, ndërmarrjet do të jenë jokonkurruese. Ata që nuk mund ta kalojnë dot rritjen e çmimit të energjisë elektrike në çmimet e produkteve të tyre dhe ata që kanë kontrata ndërkombëtare do të falimentojnë. Të..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..