Argjendari Milen Vodeniçarski restauroi baldakinin e altarit të kishës kryesore të Manastirit Baçkovski “Fjetja e Shën Hyjlindëses”në afërsi të qytetit Asenovgrad. Bashkë me ekipin ai pastroi emalin, rivendosi copëzat që mungonin dhe lyri me flori baldakinin i cili është pothuajse katër shekujsh. Baldakini u punua në vitin 1632 nga disa mjeshtër nga qyteti Çirpovci dhe është më i vjetri i ruajtur tek ne. Ai u punua prej argjendi, bakri, bronzi me ornamente të lyera me flori, zbukurime filigrani me emal me ngjyra.
Kisha e Bojanës do të jetë një qendër tërheqëse për delegatët e sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s , të cilët do të mblidhen në Sofje në korrik të këtij viti. Kisha “Shën Nikolla dhe “Shën Pantelejmoni” është një nga..
Shkolla e Lartë Detare “Nikolla J. Vapcarov” në Varna festoi 144 vjetorin e themelimit. Gjatë të gjitha këtyre viteve institucioni arsimor ndjek tendencat për trajnime të specializuara të specialistëve në fusha të ndryshme profesionale që lidhen me..
Në kryeqytet u shfaq filmi dokumentar i gazetares Milena Milotinova "Vetëm sepse ata ishin bullgarë". Ai kujtoi ngjarjet e të ashtuquajturve “Krishtlindjet e përgjakshme” në Maqedoni në vitin 1945. Në shfaqjen në Institutin Maqedonas asistuan..