Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në bazë të treguesve ekonomikë Bullgaria është mes 30-40 vendeve të para në botë

Instituti për një ekonomi të tregut
Foto: arkiv

Gjatë vitit 2019 produkti i brendshëm bruto i Bullgarisë është 2.5 herë më i madh  nga produkti i brendshëm bruto gjatë vitit 1987, që është më i miri nga koha e socializmit. Kundrejt vitit më të keq nga tranzicioni, viti 1997, produkti i brendshëm bruto është 6 herë më i lartë, thotë Krasen Stançev, themeluesi i Institutit  për Ekonomi të Tregut. Nuk është e vërtetë se bullgarët harxhojnë më shumë për ushqim në Bashkimin Evropian. Sipas statistikës kombëtare shpenzimet e ekonomive shtëpiake për ushqim  janë 19.2% nga konsumi i përgjithshëm, ku përmirësimi kundrejt  vitit më të keq nga 20 vjetët e fundit (2010-37.2%) është pothuajse dyfish. Gjatë vitit 2019 shpenzimet për ushqim në Rumani janë 27.7%. Lituania dhe Estonia janë më keq, kurse gjendja në Hungari  është si ajo në Bullgari. Rrogat në Bullgari rriten dy herë më shpejt nga çmimet , kurse niveli i pagimit për 10 vjetët e fundit është më i larti në Bashkimin Evropian, komenton Stançev.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dhjetëra dhuruan gjak në Sofje për viktimat e tragjedisë në Koçani

Thirrjes nga Spitali Urgjent “Pirogov” në Sofje për të dhuruar gjak në mbështetje të viktimave të zjarrit në Koçani të Maqedonisë së Veriut, iu përgjigjën dhjetëra vullnetarë. Fushata u organizua nga Kryqi i Kuq Bullgar. Fushata do të vazhdojë deri në..

botuar më 25-03-17 5.49.MD

Shteti do të përpiqet të rregullojë çmimet e 22 mallrave ushqimore

Rregullat për shtesat në dyqane dhe çmime të rregulluara për 22 produkte ushqimore bazë parashikohen në projektligjin e ri për zinxhirin agroushqimor, i cili u prezantua sot në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. “Ne si qeveri jemi të detyruar të..

botuar më 25-03-17 5.43.MD

Shpallim ditën e martë ditë zie kombëtare për viktimat në Maqedoninë e Veriut

E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një zjarr në një diskotekë në qytetin maqedonas të Koçanit vrau 59 persona dhe plagosi 155 të tjerë...

botuar më 25-03-17 2.03.MD