Më 4 janar Sofja feston përvjetorin e 142 të Çlirimit të saj nga zgjedha turke. Kryeqyteti do të shënojë datën e rëndësishme me një meshë solemne në kishën “Shën e Diela” nga ora 10. Nga ora 10:30 do të zhvillohet një procesion dhe do të vendosen lule si shenjë nderimi para monumenteve të gjeneralit Josif Gurko dhe Car Osvoboditel /Mbreti Çlirues/. Festimi është pjesë e Kalendarit të aktiviteteve kulturore të Bashkisë së Kryeqytetit. Këtë ditë ushtritë ruse nën komandën e gjeneralit Josif Gurko kanë hyrë në qytet dhe e kanë çliruar. Me afrimin e repartit të Gurkos drejt Sofjes gjatë Luftës Çlirimtare Ruso-Turke në fund të vitit 1877 Vittorio Positano, Léandre François René le Gay dhe Josef Waldhart, vice-konsuj përkatësisht nga Italia, Franca dhe Austro-Hungaria, megjithëse ishin paralajmëruar për t’u larguar nga qyteti, mbetën në Sofje dhe parandaluan djegien e saj nga trupat turke që tërhiqeshin.
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..