Skuadra bullgare e tenisit ra, por lindi yje të reja në Sidnej
Personalitetet e shkëlqyera jo vetëm se emocionojnë me shfaqjet e veta të shkëlqyera, por frymëzojnë me pasion dhe japin krahë. Katër djem bullgarë, të mbledhur dhe të bashkuar rreth kapitenit të vet, për disa ditë u kthyen në një skuadër, e cila del me guxim në fushë, fiton ndeshje dhe ushqen lakminë e vet për fitore. “Çdo një ëndërr fillon me besim”, thotë tenisti ynë më i mirë Grigor Dimitrov, i cili ishte dhe kryetari i skuadrës bullgare në Sidnej.
Grigor Dimitrov nuk mundi ta klasifikojë skuadrën bullgare në çerekfinalet e turneut ATP në Sidnej, por arriti fitoren më të vlefshme – bashkoi në një sportistët e një kombi prej individualistësh. Në edicionin e parë të garës me pjesëmarrjen e 24 kombeve, bashkatdhetarët tanë arritën fitore të papritura, duke luajtur në një ekip të fortë. Duke humbur me dy me një fitore nga Belgjika, djemtë bullgarë nuk arritën të përballen kundër të gjitha 8 skuadrave më të mira në botë.
“Bullgaria e mposhti Britaninë e Madhe në një “tenis dramë” të mahnitshme”, shkruanin gazetarët pas fitores së parë të skuadrës sonë. Në ndeshjen vendimtare për çifte bashkë me tenistin më elitar bullgar luajti 22-vjeçari Aleksandër Llazarov – një djalë i qetë, i ndrojtur i cili doli në fushë me idenë “të mos të bëhet për turp”, kurse iku si një yll i vërtetë. Pikërisht, tenisti me përvojë më të pakët fitoi pikën e fundit në ndeshje, duke u kthyer në heroin e skuadrës bullgare. Ndeshja në fjalë ishte ajo kundër skuadrës me pjesëmarrjen e fituesit të shumë titujve të Grand Slam-it – Murray.26 vjeçari Dimitër Kuzmanov është i riu tjetër bullgar me fitore prestigjioze në ndeshjet teke, duke e mposhtur veteranin belg Steve Darcis – (numër 38 në ranglistën botërore), si dhe moldavianin Aleksandër Kozbinov. Pikërisht në tokën australiane bullgari ka mundur të regjistrojë fitoren e vet të parë në nivelin ATP dhe të ngjitet me 6 vende deri në numrin 417 në klasifikimin e tenistëve. “Po e përjetoj ëndrrën time dhe po vazhdoj të besoj dhe të luftoj”, këto ishin fjalët e tij pas prezantimit të suksesshëm në turne.
Merita kryesore për motivacionin e madh dhe vrullin e tenistëve bullgarë pa dyshim që i dedikohet Grigor Dimitrovit. Përpara se të dalim për herë të parë në fushë, u mblodhëm në dhomën e zhveshjes dhe ai na tha, se duhet të përqendrohemi vetëm mbi këtë të japim më të mirën nga vetja jonë në çdo një moment, deklaroi Dimitër Kuzmanov. Ai shtoi se, që të gjithë djemtë fusin edhe më shumë pasion në lojën e vet, sepse luajnë për Bullgarinë. Përveç se u paraqit tepër mirë në fushë, në Sidnej bullgarët gëzuan dhe një përkrahje të fortë nga tribunat. 100 bashkatdhetarët e zhurmshëm bile mbetiën deri në orën 3:00 pas mesnate, që të ngrejë frymën sportive të tenistëve tanë në ndeshjet me Moldavinë. Kurse ata, nga ana e tyre, e kthyen gjestin, duke u takuar me tifozët e vet të përkushtuar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..