Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov: “Vetëm paqja mund t’i zgjidhë problemet në Lindjen e Mesme”

Foto: BGNES

“Në kuadrin e një dite ishim me partnerët tanë gjeostrategjikë SHBA, ishim edhe me fqinjët tanë. Me të gjithë ata kemi arritur mirëkuptim dhe projekte, të cilat na sjellin prosperitet”, deklaroi Kryeministri Bojko Borisov para gazetarëve pas kthimit të tij nga Stambolli, ku mori pjesë në ceremoninë e hapjes së gazsjellësit “Rryma Turke”.

Sot është një ditë e rëndësishme për marrëdhëniet bullgaro-amerikane, një ditë strategjike të paktën për 10 vitet në vijim në një kohë të trazuar - shënoi Kryeministri Bojko Borisov, pasi më herët këtë ditë u zhvillua Sesioni i parë i Dialogut Strategjik Bullgari – SHBA.

Pikërisht këtë ditë u planifikuan veprimet – jo fjalët, por veprimet, të cilat ta vendosin Bullgarinë në hartën e sistemit gazsjellës të Evropës  “Pasi Presidenti Trump dha urdhër për të punuar për heqjen e vizave për Bullgarinë, tashmë punohet aktivisht dhe kjo do të ndihet së pari nga njerëzit.”

I pyetur nga mediat për gjendjen në Lindjen e Mesme, Kryeministri bullgar deklaroi se përkrah paqen dhe vendimet diplomatike. Sipas fjalëve të tij është rëndësishëm të mos vdesin njerëz të pafajshëm dhe konfliktet ushtarake të mos vazhdojnë.

Paqja për regjionin është shumë e rëndësishme dhe sjell vetëm prosperitet. Vendi ynë kurrë deri tani nuk ka zhvilluar politikë kundër ndonjë shteti. Vetëm paqja mund t’i zgjidhë problemet në Lindjen e Mesme, ishte kategorik Kryeministri Bojko Borisov.

Më herët, në takimin e tij me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan Bojko Borisov shënoi se vendi ynë vlerëson lart kontributin e Turqisë mbi çështjet e migracionit dhe caktoi si një gjë shumë të rëndësishme aplikimin e Deklaratës së përbashkët mes BE-së dhe Turqisë që nga data 18 mars 2016.“Diplomacia dhe paqja duhet të mbeten në vend të parë gjatë zgjidhjes së një sërë problemesh. Të gjithë ne kemi interes të krijojmë një të ardhme, e cila të mbështetet te siguria, stabiliteti dhe prosperiteti”,theksoi gjithashtu gjatë takimit Kryeministri Borisov.

Turqia është fqinji ynë, aleati ynë në NATO dhe një partner yni në fushën e migracionit, sigurisë, luftimit të terrorizmit, energjetikës, bujqësisë. Mora angazhimin për zgjerimin e pikëkalimit Andreevo, Lesovo, siç zgjeruam edhe pikëkalimin Kallotina, deklaroi Kryeministri.

Pyetur nga mediat për qëndrimin e tre presidentëve, me të cilët Kryeministri Borisov ka biseduar në Stamboll - Recep Tayyip Erdoğan, Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiç – Kryeminisri u përgjigj:

Ata më trajtojnë si një mik të tyre – si edhe si mik të Trumpit dhe si mik të Brukselit. Sepse çdo një veprim imi i është nënshtruar së pari interesit të Bullgarisë dhe së dyti – interesit të bashkësisë, ku kemi pranuar të jemi - BE dhe NATO.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania po përpiqet të kufizojë bixhozin Parlamenti rumun miratoi një ligj që ndalon sallat e lojërave të fatit në vendbanimet me deri në 15 000 banorë, njoftoi Digi24. Ky është një kompromis në krahasim me projektin fillestar ambicioz të..

botuar më 24-04-12 1.19.MD

Nën 40% janë ata që dëshirojnë të votojnë për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

37.4% e bullgarëve do të votonin në zgjedhjet parlamentare nëse ato do të mbaheshin në fillim të prillit. 34.2 për qind do të merrnin pjesë në zgjedhjet për eurodeputetë, sipas një sondazhi përfaqësues të “Gallup International Balkan”, të kryer për..

botuar më 24-04-12 9.43.PD

Qeveria e përkohshme u betua në parlament

Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin për emërimin e qeverisë së përkohshme të propozuar nga Dimitër Gllavçev, i cili u propozua për kryeministër, sipas paragrafit 5 të nenit 99 të Kushtetutës. Presidenti caktoi zgjedhjet për eurodeputetë dhe..

botuar më 24-04-09 9.47.PD