Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Të të mbushë shpirtin” – kujtime për gajdexhiun legjendar Kostadin Varimezov

Foto: arkiv

Që kur ishte gjallë e quanin “mbret të gajdes bullgare”, “Shën Kostadin të muzikës popullore” ndërsa studentët e tij në Kanada dhe në ShBA-në iu drejtuan atij me nderim me fjalën “profesor” megjithëqë nuk kishte titull akademik. “Të të mbushë shpirtin” është titulli, të cilin etnologu amerikan profesor Tijmëti Rajs i dha filmit të vet dokumentar kushtuar gajdexhiut të shquar bullgar Kostadin Varimezov dhe familjes së tij.

Kostadin Varimezov ishte një nga muzikantët e parë të cilët përhapën muzikën popullore  anë e mbanë botës. Arti i tij i ekzekutimit u bë shkak që gajdja bullgare të regjistrohet edhe në enciklopeditë botërore muzikore. Megjithëqë udhëtonte shumë kudo në botë mbi krijimtarinë e tij nuk ndikuan të ashtuquajturat rryma moderne. Ai nuk u përpoq në asnjë çast të modernizojë traditën. I mbeti besnik muzikës origjinale dhe i ekzekutonte ashtu siç ajo tingëllonte në të kaluarën në rajonin e lindjes së tij, malin Stranxha.

Lindi në fshatin Rosenovo, qarku i qytetit bregdetar Burgas. Në fëmijërinë rriti me meloditë e fyellit të të atit dhe me këngët e së ëmës. Kur ishte 11 vjeçar, bashkëfshatari Stojan Popçev – Popeto i dhuroi atij gajden e vet dhe i transmetoi atij disa veçori se si t’i fryjë gajdes. Në rini u takua me fyelltarin e njohur Dragan Karapaçanski, i cili inkurajoi gajdexhiun e ri të përsosë aftësitë e tij prej gajdexhiu. Në vitin 1954 Kostadin Varimezov u bë pjesë e Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Pas një periudhe të shkurtër të mësimit të notave dhe të njohjes me stilet folklorike të krahinave të ndryshme, incizoi një repertor të pasur solo. Më se 150 janë meloditë e regjistruara në fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Me rëndësi të madhe janë incizimet autentike të melodive karakteristike të cilat shoqëruan ritet e malit Stranxha – Kukerovden, Nestinarstvo, Filek. Bashkë me disa kolegë nga orkestra formoi “Grupin e malit Stranxha”. Ata ekzekutuan kryesisht melodi nga rajonet folklorike Stranxha dhe Trakia dhe shpesh shoqëruan interpretimet e këngëtarëve të njohur. Më vonë u bë pjesë e grupit “Ballkana” dhe bashkë me Trion Vokale “Bëllgarka” pushtoi publikun evropian. Për lavdinë e tij botërore kontribuoi edhe ftesën e profesorit Timëti Rajs (Timothy Rice) në vitin 1978 të japë mësime të gajdes në Fakultetin Muzikor të Universitetit në Toronto të Kanadasë (Faculty of Music, University of Toronto). Përvoja e tij si mësues në Ansamblin e Fëmijëve “Izvorçe”, orët mësimore të gajdes në Shkollën Muzikore në Kotell dhe në Akademinë Muzikore në qytetin Pllovdiv i ndihmuan atij në mësimin e studentëve të huaj. Vet profesori Rajs, i cili ishte nxënës i tij mendon, se “Kostadin Varimezov është më se profesor në artin e gajdes”.

Këngëtari Manoll Mihajllov për gajdexhiun e madh Kostadin Varimezov kujton:

U njoha me të në vitin 1979 pasi erdha në Sofje. Na lidhte dashuria ndaj folklorit të malit Stranxha, sepse edhe unë jam nga kjo krahinë. Shpesh në Klubin e Trakisë në mbrëmje kushtuara Stranxhës dhe Trakisë bashkë dilnim në skenë unë për të kënduar ndërsa ai për të më shoqëruar me gajden. Edhe incizimet e para në Radion Kombëtare Bullgare i bëra me Grupin e Stranxhës. Atëherë Kostadini më ndihmonte shumë për veçoritë stilistike të melodive dhe të interpretimit. E respektoj shumë muzikën e tij. Ai do të mbetet i përjetshëm me meloditë e tij të ekzekutuara në gajde."

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qindra mijëra bullgarë festojnë Ditën e Ivanit

Në Ditën e Ivanit /Ivanovden/ nderojmë kujtimin e Shën Joan Pagëzorit - profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe pagëzuesi i Jezusit. Qindra mijëra janë bashkatdhetarët tanë që sot festojnë ditën e emrit. “Ivan është titull, jo emër”, thotë populli..

botuar më 24-01-07 8.05.PD
Foto: BNR Bllagoevgrad

Ar, argjend dhe mëndafsh - një grua bullgare ringjalli teknologjitë e vjetra në përgatitjen e kostumit të Kjustendillit

Madlen Bozhillova Amin është fituesja e çmimit të vitit 2021 të UNESCO-s "Thesari i Gjallë Njerëzor" për një projekt që lidhet me bërjen e kostumit të lashtë të Kjustendillit të quajtur Saya. Kohë më parë, bullgarja u kthye nga jashtë në vendlindjen e..

botuar më 24-01-03 7.30.PD

Kësmetet e byrekut – nga burbuqet e thanës e deri më sot

Një byrek fati është gjithmonë i pranishëm në tryezën bullgare në fillim të Vitit të Ri. Pjata tradicionale për vendin tonë përbëhet nga shtresa brumi me mbushje djathë, vezë dhe gjalpë. Mund të jetë edhe me lloje të ndryshme mishi, presh, spinaq apo..

botuar më 23-12-31 3.15.MD