Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stanisllav Hvërçillkov: Jam shumë i lumtur nga interesi të cilin e tregon publiku ndaj meje dhe ndaj punës sime

Foto: Ivan Rusllanov

Pasi 15 vjet nuk kishte zhvilluar koncerte në atdheun e vet, gjatë vitit 2019 Stanisllav Hvërçillkov i gëzoi adhuruesit e vet me dy programe të ndryshme, për të cilat do të mësoni nga intervista e tij për Radio Bullgarinë. Do të rikujtojmë se ai i bie kitarës klasike prej 30 vjetëve. Pasi përfundon Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje, muzikanti vendoset në Londër. Aty vazhdon studimet tek Majkëll Levin në Akademinë Mbretërore Muzikore. Ka mbi 20 dekorata nga konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare për kitarë, mes të cilave dhe Konkursi Ndërkombëtar për Kitaristë të Rinj “Andres Segovia në Gjermani gjatë vitit 2002. Ai është dhe mbajtës i dekoratës “Muzikant i vitit” për vitin 2003 të programit Allegro Vivace të Radios Kombëtare Bullgare. Fiton dhe dekorata dhe bursa nga Hattori Foundation, Musician Benevolent Fund dhe Royal Philharmonic Society.

Stanisllav Hvërçillkov ka dhënë recitale në Bullgari, Greqi, Danimarkë, Britaninë e Madhe, Gjermani dhe Zvicër. Në periudhën që nga viti 2009 deri në vitin 2016 ka disa CD të nxjerra me kompozicione personale dhe aranzhime të pjesëve të njohura klasike për kitarë dhe për violinë dhe kitarë. Albumi i tij i parë solo doli përpara viteve dhe quhet  First Fruits.  

Gjatë dhjetorit të vitit 2018 mora ftesë nga zonja Margarita Dimitrova - drejtoreshë e Festave të Arteve “Apolonia”, të marrë pjesë në festivalin gjatë vitit 2019 – tregon ekzekutuesi. Përfundimisht mora pjesë në programin e këtij forumi prestigjioz përpara 14 vjetëve. Isha shumë i lumtur se, përsëri do të marrë pjesë në këto festa. Përgatita dhe një repertor të përshtatshëm-zgjodha kuintetin e njohur të Bokerinit “Fandango”. E ekzekutova me Kuartetin “Sofja”. Përpara vizitës sime në qytetin Sozopoll pata koncert dhe përpara publikut të Sofjes në kriptën e Kishës Monument “Shën Aleksandër Nevski”, që qe  një nga ëndrrat e mia të realizuara. Aty ekzekutova krijime të mia prej autori, transkriptime të mia të pjesëve nga Bahu dhe krijime nga kompozitori nga Paraguai Avgustin Barios. Këtë program solo e prezantova disa javë më herët dhe në Londër. Pas paraqitjeve të mia në Sofje dhe Sozopoll, unë jam shumë i lumtur nga ky interes, të cilin e tregon publiku ndaj meje dhe ndaj punës time.

Stanisllav Hvërçillkov pëlqen të eksperimentojë. Ka dëshirë të vazhdojë të shkruajë muzikë, të ekzekutojë, të kompozojë edhe për kitarë elektrike. Përveç për një veprimtari pedagogjike dhe mësimdhënëse, ai është i hapur për të ekzekutuar me grupe të ndryshme. Nuk është nga muzikantët, të cilët përqendrohen krejtësisht mbi karrierën e vet solo. Tanimë ka vepra të reja të gatshme dhe për një album tjetër prej autori, por është çështje kohe që ai të lëshohet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Basi i operës Sllavin Peev feston 20 vjetorin në skenë me një koncert në Sofje

Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova...

botuar më 24-10-05 5.55.PD

Kori i Fëmijëve pranë Radios do të konkurrojë për "Trëndafilin e Argjendtë" në finalen e Konkursit Koral të EBU

Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë popujt ”, i cili mbahet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në..

botuar më 24-10-04 9.18.PD

Plovdivi bëhet kryeqyteti i kitarës

Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..

botuar më 24-10-03 8.30.PD