Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vepra të hershme të Moszkowski dhe të Dvorzhakut në programin e Filarmonisë së Sofjes

Ljudmill Angjellov
Foto: sofiaphilharmonic.com

Vetëm një ditë na ndan nga një ngjarje në të cilën njeriu shumë rrallë mund të marrë pjesë – interpretim i veprës së një kompozitori me famë botërore, e cila më shumë se 1 shekulli ishte konsideruar si e humbur. Dhe kjo është bërë nga muzikantët bullgarë, të cilët kanë futur përpjekje të shumta për rimëkëmbjen e krijimit. Bëhet fjalë për Koncertin e Parë për piano të Moritz Moszkowski, të cilin do ta dëgjojmë në interpretim të Ljudmill Angjellovit dhe Filarmonisë së Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Vlladimir Kiraxhiev.

I lindur në Poloni, me rrënjë polake dhe hebraike, Moszkowski është një nga pianistët më të njohur të kohës së vet.  Si kompozitor ai fiton njohje para së gjithësh me krijimet e veta virtuoze për piano – etyde për koncerte, si dhe pjesa për interpretim në shtëpitë, kaq të shpërndarë gjatë shekullit të 19-të, e kështu me radhë. Një fakt shumë interesant është se gjatë viteve të fundit vihet re se interesi ndaj krijimtarisë së tij po rikthehet.  

Më 16 janar  Koncerti i Parë për piano nga Moszkowski do të tingëllojë për herë të parë në sallën “Bëllgaria”pas premierës në Filarmoninë Kombëtare në Varshavë dhe incizimit të bërë në studio me orkestrën e BBC në Glasgow. Solisti Ljudmill Angellov, një pianist i njohur me karrierë botërore, e ka meritën kryesore për rivendosjen dhe redaktimin e krijimit. Ka punuar bashkë me dirigjentin Vlladimir Kiraxhiev një bashkatdhetar yni, i cili prej viteve është në Vjenë, por veprimtaria e tij të dirigjentit operistik dhe simfonik përhapet në të gjithë Evropën.

Vlladimir Kiraxhiev  /  Foto: Helmut Lackinger

Filluam të merremi me këtë koncert përpara 7-8 vjetëve tregon zoti Kiraxhiev. Një miku ynë i përbashkët i gjeti notat në Bibliotekën Kombëtare në Paris – qyteti , në të cilin gjatë vitit 1925 ka vdekur Moszkowski. Partitura e koncertit ka mbetur aty, e mbyllur në një dosje. Doli një punë shumë e vështirë. Partitura është në dorëshkrim dhe nuk është e sigurt në se krijimi është interpretuar ndonjëherë. Qe plot me gjëra të pasqaruara sa i përket orkestrimit. Moritz Moszkowski është konsideruar si një nga virtuozët më të mëdhenj në piano pas Ferenc Listit gjatë viteve të 70-të të shekullit të 19-të. Koncerti  është jashtëzakonisht interesant. Ai është një krijim i hershëm opus. Në të kompozitori ka përdorur të gjitha elementet teknike të cilat i ka zotëruar. Koncerti zgjat rreth 50 minuta. Kjo është një muzikë e shkruar në mënyrë kaq origjinale, e bukur si emocion.... Ky është një romantizëm, i cili derdhet gjatë gjithë kohës, të gërshetuar me shumë virtuozitet dhe një teknikë fine të rënies së pianos, të cilën nuk mund ta dëgjosh pothuajse në asnjë vend tjetër.

Krijimi tjetër të cilin do ta ekzekutojmë është Simfonia numër 5 nga Dvorzhaku. Ajo është një pjesë nga cikli i koncerteve “Simfonia e Pestë” nga programi i filarmonisë së Sofjes. Do të dëgjoni një Dvorzhak të ri, plot me freski, të cilin mbase nuk e njohim dhe kaq mirë. Ka motive të shumta popullore, forma po kështu është shumë interesante. Kam dirigjuar dhe simfoni të tjera të hershme të kompozitorit, por këtë-jo. Dhe gëzohem jashtë mase se e kam këtë mundësi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordanka Hristova

"Kënga ime, dashuria ime"

Kompozitori Josif Cankov, i cili ka punuar nga fillimi i viteve 1930 deri në vitin 1971, jo rastësisht quhet Patriarku i muzikës bullgare. Ai është autor i mbi 500 veprave - opereta, tanga, hite, muzikë për filma, me të cilat me dekada ka..

botuar më 24-07-12 8.40.PD

Legjendat e rock-ut nga DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT janë të ftuar specialë në Festivalin në Luginën e Verës

Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah titullarëve DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT do të kenë shfaqje akoma 13 grupe nga jashtë, duke përfshirë..

botuar më 24-07-12 6.25.PD

Jazz and Art Festival në Oreshak mbledh interpretues nga disa kontinente

Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të..

botuar më 24-07-11 6.30.PD