Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkollë e cila të jep krahë

Këtu orët e mësimit janë më të dëshiruara nga pushimet

Për 17 vjetët e fundit në Bullgari janë mbyllur mbi 1000 shkolla. Shkollat fillore në vendbanimet e vogla shpesh zhvillojnë një luftë të vërtetë për të shpëtuar. Në rajonet me popullsi dominuese nga pakicat, zotërimi i dobët i gjuhës bullgare nga nxënësit është një vështirësi tjtër suplementare, kurse dalja e parakohshmee fëmijëve nga sistemi i arsimit  është problem, i cili mbetet në rendin e ditës të institucioneve.

Në këtë sfond një shkollë fshati përmendet si “shkolla e cila ka kërcyer në të ardhmen”. Shkolla tetëvjeçare “Doktor Petër Beron” në fshatin Pllëstina është qendrore për bashkinë Omurtag. Në të mësojnë rreth 160 nxënës prej 13 vendbanime. 10-15% nga fëmijët janë nga familje rome, kurse të tjerët janë me prejardhje turke.

Këtu tanimë 12 vjet po aplikohen teknologjitë më të reja për arsim. Dhomat e mësimit janë të modernizuara, me dërrasa elektronike dhe laptopë për çdo një mësues. Shkolla disponon me dy sallë me kompjuterë, një palestër me pajisje sportive dhe një shesh sportiv me bar.

Kjo pajisje moderne shkollore padyshim që kërkon dhe mjete të shumta.Si arrihet e gjithë kjo?

Shkolla është pronare e tokës bujqësore – pothuaj 200 dynymë. Paratë nga qiraja hyjnë në shkollë sqaron zëvendës drejtoresha Hypsen Jusufova. Përdorim aktivisht programet evropiane dhe kombëtare për financim. Kur gjatë periudhës 2007/2008 filluan të punojnë këto programe për shkollat bullgare, ne fituam 3 projekte. Në kuadrin e modulit “Sport në shkollë” ndërtuam një shesh të shkëlqyer sportiv, në të cilin nxënësit merren me sport dhe luajnë me një dëshirë të madhe. Në sallën e mbyllur sportive ka pajisje për sport, në të cilat gjatë kohës së vet të lirë fëmijët mund të stërviten dhe të pushojnë. Moduli “novitet në jetën shkollore” na ofroi mundësi të blejmë uniforma shkollore, sepse veshjet e vjetra dhe jo të bukura i shqetësonin nxënësit nga familjet e varfra”.

Nursen Jusufova tregon se, në sajë të 2 projekteve evropiane të realizuara me vlerë të përgjithshme 240 mijë euro, drejtoria nga njëra anë ka vazhduar të përmirësojë bazën, kurse nga ana tjetër u ka siguruar mundësi nxënësve të shkojnë nëpër të gjithë Bullgarinë, të marrin pjesë në forume dhe festivale, të bashkëpunojnë me shkolla të tjera. Nxënësit e shkollës së bashku shkojnë në ekskursione, pushime në det, në kampe sportive.


A e presin me padurim pushimin nxënësit?

Lajmi për 2 javor me rastin e festave të Krishtlindjeve provokoi pakënaqësi nëpër korridoret shkollore, tregon si përgjigje zonja Jusufova.

Përpjekjet e ekipit ambicioz prej pedagogëve, të gërshetuar me metodat interaktive të mësimdhënies japin rezultate marramendëse. Kështu për shembull në vlerësimin e jashtëm kombëtar në matematikë, të zhvilluar gjatë vitit 2014, shkolla në fshatin Pllëstina arriti sukses mesatar 5,13 dhe u bë shkolla e vetme në vend me rezultat mbi 5.

Me qenë se rajoni është me një përqindje të lartë të papunësisë, një pjesë prej familjeve punojnë jashtë shtetit, kurse fëmijët rriten prej gjyshit dhe gjyshes.

“Shumë shpesh nevojitet të zëvendësojmë prindërit thotë zëvendës drejtoresha dhe shton: Nxënësit bisedojnë shumë me mësuesit. Kërkojnë ndihmë për problemet e shumta. Ajo e cila u mungon në shtëpi, ne mundohemi ta kompensojmë në shkollë”.

Me ndihmën e njerëzve që na dhurojnë sende dhe para, familjeve të cilat kanë vështirësi financiare u janë siguruar kompjuterë, kështu që fëmijët të mund të përgatiten në shtëpi, kurse në shkollë kemi një dhomë, ku mbajmë dhuratat sirroba, këpucë dhe sende të tjera të dobishme për secilin që ka nevojë për to.

Duket se drejtoria i ka arritur të gjitha gjërat. “Jo të gjitha më ndreq Nursen Jusufova dhe shton:

Do të vazhdojmë të zhvillohemi në sferën digjitale. Ideja jonë është që nxënësit të vijnë në shkollë vetëm me një USB flash drajv. Të heqim çantat e rënda të shkollës. Ky do të jetë objektivi ynë tjetër”.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Fëmijë bullgarë në Gjermani mësojnë gjuhën bullgare në 38 shkolla të së dielës

Bashkësia më e madhe bullgare përtej kufirit është në Gjermani. Sipas të dhënave të përafërta të Ministrisë së Punëve të Jashtme nga viti 2019 bashkatdhetarët tanë në këtë vend numërojnë 416 mijë veta. Numri në rritje i emigrantëve nga Bullgari..

botuar më 20-02-21 12.33.MD

Iniciativa të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit gjatë vitit 2020

Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit, e krijuar gjatë vitit 1992 me misionin të ndihmojë shtetasit bullgarë, të cilët kanë zgjedhur të jetojnë dhe të punojnë jashtë kufijve të vendit, ka përgatitur një program të pasur për ta edhe gjatë vitit..

botuar më 20-02-19 1.28.MD

Bullgarët me projekte novatore në Antarktidë

Radio Bullgaria tashmë ju tregoi për muzikantët bullgarë Teodosij Spasov dhe Hristijan Cvjatkov, të cilët realizuan incizimet e para muzikore në Antarktidë . Tani deshëm të përqendrojmë vëmendjen tuaj tek një lajm tjetër interesant që u përket studimeve..

botuar më 20-02-18 4.05.MD