Bullgaria dhe Kina do të bashkëpunojnë për themelimin e një baze të prodhimit të autobusëve elektrikë dhe për qendër kërkimore zhvillimore në Bullgari.
Prandaj drejtori ekzekutiv i Agjencisë Bullgare të Investimeve Stamen Janev dhe përfaqësuesit e kompanive kineze “Jiangsu Alfa Bus” dhe “ACN Worldwide” nënshkruan memorandum mirëkuptimi. Kjo u bë në praninë e Zv. Kryeministres Marijana Nikollova në Ambasadën bullgare në Pekin.
Prognozat janë se bëhet fjalë për investim me vlerë 25 mln. euro dhe për 250 vende të reja pune. Nga “Jiangsu Alfa Bus” deklaruan se me këtë investim në Bullgari do të hyjnë teknologjitë më të reja për prodhimin e autobusëve dhe pjesëve të ndërrimit.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..