Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shtypi në Turqi mirpret rezultatet e Takimit të Berlinit për Libinë

Në Turqi mediat caktojnë si e suksesshme Konferenca Ndërkombëtare për Libinë që u dha fund punimeve ditën e diele në Berlin. Nën titullin “Era e paqes në Libi” gazeta “Tjurkie” shkruan, se mesazhi kryesor i forumit ishte t’u thuhet “lamtumirë armëve”. Gazeta “Ortadogu” citon paralajmërimin e presidenti turk Rexhep Erdogan drejtuar Evropës, se në se qeveria e njohur në Libi do të rrëzohet, Kontinenti i Vjetër do të qëndrojë para kërcënimit të terrorizmit.


Mediat në Athinë shfaqin përmbajtje ndaj Konferencës Ndërkombëtare në Berlin

Rezultatet e Takimit të Berlinit për gjetjen e rrugëdaljes nga kriza në Libi janë objekt i komenteve të përmbajtura në shtypin grek. Gazeta “Ta nea” thekson, se pretendimi i Athinës për anulimin e memorandumit për kufizimin e hapësirave detare midis Ankarasë dhe Tripolit nuk u pranua. Gazeta “Katimerini” citon burime diplomatike greke, sipas të cilëve është një shenje pozitive, se konferenca në Berlin ripohoi kërkimin e zgjidhjes politike për Libinë dhe se të gjithë pjesëmarrësit u angazhuan me respektimin e embargos mbi armët. Pozita zyrtare e Greqisë do të lajmërohet ditën e hëne më 20 janar në Bruksel pas mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Jashtme të BE-së.


Qiproja akuzoi Turqinë në piratëri

Në lidhje me planet e reja të Ankarasë për sondime për naftë dhe gaz në ujërat afër Qipros, presidenca e ishullit të ndarë deklaroi, se “Turqia u kthye në një shtet piratësh në Mesdheun Lindor”. Në fund të javës së kaluar Ankaraja shpalli, se anija e sondimit “Javuz” do të kthehet në ujërat pranë Qipros për hetime të reja. Hyrja e fundit në ujërat qipriotë ishte në bllokun 8, për të cilin Nikozia u dha licencë viganëve energjetikë Total nga Franca dhe Eni nga Italia. Vjet Turqia dërgoi dy anije të sondimit për kërkimin e naftës dhe gazit, me të cilën provokoi liderët e BE-së të deklarojnë, se në se nuk do t’u japë fund akteve të paligjshme ndaj saj do të aplikohen sanksione përgjegjëse.


Një reporter i medias Deutsche Welle u plagos në një miting në Athinë


Në kohën e një mitingu ultra të djathtë kundër migrantëve dhe refugjatëve në Athinë, pjesëmarrësit rrahën dhe morën kamerën e fotoreporterit të medias Deutsche Welle Tomas Jakobi. Asociacioni i Korrespondentëve të Shtypit të Huaj dhe qeveria greke dënuan këtë akt. Organizata e Gazetarëve ngul këmbë që autoritetet të ndërmarrin masa për garantimin e sigurisë së gazetarëve, korrespondentëve dhe personave të tjerë në zbatimin e detyrave të tyre.


Mali i Zi nuk do të ndryshojë ligjin për fetë


Në një intervistë për agjencinë TANJUG presidenti malazez Millo Xhkuanoviç tha, se vendi i tij nuk ka ndërmend të ndryshojë ligjin për fetë. Ditët e fundit ky ligj u bë shkak për protesta në Serbi të cilat presidenti Xhukanoviç i caktoi si “politike të veshura në rasë të zezë”. Presidenti i bëri apel Kishës Ortodokse Serbe për dialog kështu që të diskutohen mënyrat për aplikimin e ligjit. Sipas kreut të shtetit deklaratat se ligji do të lejojë që shteti të marrë pronën e Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi janë një manipulim, sepse prona e Kishës Ortodokse Serbe është pronë shtetërore e Malit të Zi e cila ishte e uzurpuar nga viti 1986 deri në vitin 2000.

Përpilues: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES dhe arkiv

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD