Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opozita e majtë parashtroi mocion mosbesimi

Foto: BTA

“Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë” parashtroi në Parlament mocion mosbesimi ndaj qeverisë për shkak të rrëzimit të politikës në fushën e mjedisit dhe ujërave. Dokumenti u nënshkrua nga 78 deputetë nga e majta. Sipas lideres së Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Kornelija Ninova 500 000 bullgarë janë me regjim uji dhe ka rrezik të madh që ky numër të rritet. Ajri ynë është nga më të ndoturit në Evropë, ndërsa Bullgaria u shndërrua në depo për mbeturinat jo vetëm të Evropës, por dhe të botës së tretë. Çdo ditë ka fakte të reja për mbeturina të tilla, të importuara në Bullgari, ku të digjen, tha gjithashtu Kornelija Ninova. Sipas BSP-së në qoftë se të gjithë deputetët e opozitës dhe të pavarurit i përkrahin motivet e tyre mocioni i mosbesimit do të jetë i suksesshëm me 124 vota.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD

Po hapim seksione në 60 vende për zgjedhjet "2 në 1"

Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve në 60 vende, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. KQZ ka shpallur vendvotimet në përfaqësitë..

botuar më 24-04-22 3.27.MD