Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hapën Shkollën e rimëkëmbur Ushtarako-Ajrore në Dollna Mitropolija

Foto: BTA

Presidenti Rumen Radev dhe Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov ishin të pranishëm në hapjen e Shkollës së rimëkëmbur Ushtarako-Ajrore “Georgi Benkovski” në Dollna Mitropolija (Bullgari Veriore). Ky është një akt moral për rimëkëmbjen e shpirtit dhe dinjitetit të aviacionit bullgar, një veprim i domosdoshëm si shenjë respekti ndaj aviacionit tonë shekullor dhe brezave të pedagogëve, pilotëve dhe specialistëve, të mësuesve tanë, tha Presidenti Radev, i cili e ka mbaruar pikërisht këtë shkollë. Sot ndreqim një padrejtësi, tha Ministri Karakaçanov, duke e caktuar si dritëshkurtër vendimin nga viti 2002, me të cilin shkolla u shndërrua në një fakultet ushtarak. Përveç specialiteteve ushtarake dhe civile pranë shkollës do të rimëkëmbet dhe kolegji i rreshterëve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Trafiku nga Turqia përmes Bullgarisë është rritur me 50% në 5 vjet

Kryeministri Dimitër Gllavçev dhe ambasadori i ri i Turqisë në Bullgari, Mehmet Sait Uyanık, në ditët në vijim do të vizitojnë kufirin bullgaro-turk në pikën e kalimit kufitar "Mallko Tërnovo" për shkak të problemit të trafikut të rënduar. Kjo u..

botuar më 24-05-28 3.07.MD

Qyteti gjerman i Koburgut: "Rrugë të mbarë për në shtëpi, mbreti Ferdinand"

"Rrugë të mbarë për në shtëpi, mbreti Ferdinand" - nën këtë titull, shërbimi për shtyp i qytetit gjerman të Koburgut tregoi për shërbimin solemn të lamtumirës në kishë, me të cilin banorët e qytetit i thanë lamtumirë bashkëqytetarit të tyre të..

botuar më 24-05-28 2.18.MD

Bullgaria i kërkoi BE-së mbrojtje kundër rritjes së importit të vezëve nga Ukraina

Duhet të vendoset një instrument i ri financiar për mbrojtjen e fermerëve në kohë krize, tha ministri në detyrë i bujqësisë, Georgi Tahov, para Këshillit të Bujqësisë në Bruksel. Ai shtoi se Bullgaria mbështet propozimin e Kroacisë dhe Sllovenisë për..

botuar më 24-05-28 12.04.MD