Bullgaria është në vendin e 58 mes 80 vendeve në botë, sipas klasifikimit vjetor të vendeve më të mira në botë (U.S. News Ranks 2020 Best Countries) të "US News and World Report". Në klasifikimin për vitin 2020 vendi ynë ngjitet në vendin e 67 gjatë vitit 2019. Klasifikimi i përgjithshëm i shteteve më të mira mat efikasitetin global në bazë të treguesve të ndryshëm.
Në vendet e para janë Zvicra, Kanadaja, Japonia. Studimi global tregon një ulje të shpejtë në besimin e botës ndaj Shteteve të Bashkuara dhe vendi renditet në vendin e shtatë. Nga regjioni ballkanik në klasifikim hyjnë po kështu dhe Greqia ( në vendin e 27), Turqia (në vendin e 35), Kroacia (në vendin e 44) dhe Serbia (në vendin e 72).
Për renditjen e Bullgarisë në pozitën e 58 në fjalë, botimi vë në dukje pozicionin e vendit, që e bën një objekt të sulmeve në të kaluarën, por e ndihmon të zhvillojë një kulturë të pasur - ”vendi është dhe vendlindja e alfabetit cirilik”, thuhet në analizë. Mes sfidave përpara shtetit tonë, analizatorët dallojnë problemet me korrupsionin dhe krimin e organizuar
Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura..
Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb..
Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së..