Universiteti i Mjekësisë në Sofje dekoroi një mjek të ri, i cili ka krijuar një 3D printer për implantim të gjymtyrëve të kockave. Mjeku-novator Vanjo Vezirev e mori çmimin gjatë kohës së ceremonisë rreth diplomimit të studentëve nga viti 2019 të Universitetit Mjekësor në Sofje.
Aktualisht në printer ne bëjmë tre gjëra-modele anatomike me të cilat mësohen studentët, modele kirurgjike në të cilat printojmë pjesët e trupit me vetë sëmundjen dhe në të mjekët mund të eksperimentojnë dhe të ushtrohen për operacionin-sqaroi përpara mediave mjeku i ri. Ai saktësoi se së shpejti do t’i bëjnë operacion gjurit të një qeni.
Doktori Vezirev i ka dhënë një afat vetes prej 36 muajve, deri në të cilin të fillojnë të bëjnë implantime të kockave dhe për njerëzit. “Kjo nismë kërkon mjete dhe shumë leje të ndryshme. Tani për tani kemi marrë një financim nga Instituti Evropian për Inovacione dhe Analiza Strategjike, por kemi nevojë prej parave të tjera”, thotë mjeku.
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e..