Mbajtësja e Globit të Madh të Kristaltë Mikaela Shiffrin fitoi në zbritjen tek femrat për Kupën Botërore të Skive Alip në Bansko. Amerikania kaloi distancën për 1:29:79 dhe shënoi fitoren e saj të pestë për stinën prej gjithsej 65 fitoreve në karrierën e skiatores. Shiffrin fitoi për herë të dytë në zbritje pas Lake Louise më 2 dhjetor 2017. Në vend të dytë dhe të tretë pas amerikanes mbetën Federica Brignone, Itali, dhe Joana Hählen nga Zvicra.
Ylli bullgar i notit në ujëra të hapura Petër Stojçev regjistroi një arritje të jashtëzakonshme dhe theu rekordin për Triple Crown /Kurorën e Trefishtë/. Gara përfshin kalimin e Kanalit Anglez, notin rreth ishullit Manhattan dhe kalimin e Kanalit..
Grigor Dimitrov ruajti vendin e dhjetë në renditjen botërore të tenistëve të publikuar sot, ndërsa për femra Viktoria Tomova u ngjit me gjashtë pozita në renditje. Dimitrov u kthye në top 10 më 1 prill dhe vazhdon të mbetet në dhjetëshen e parë...
Kombëtarja bullgare e futbollit përfundoi 1:1 ndaj Sllovenisë në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Lubjanë. Kjo është ndeshja e gjashtë e kombëtares nën drejtimin e Ilian Iliev, në të cilat shënuan pesë barazime – me Hungarinë, Serbinë,..
Radina Veliçkova fitoi medaljen e artë në 100 metra për vajza në Kampionatin Evropian të Atletikës së Lehtë nën 18 vjeç në Banska Bistrica të..