Bullgaria respekton strikt politikat dhe prioritetet e BE-së në energjetikë, por duhet të gjejë bilancin mes tyre dhe interesave të saj kombëtare, sepse centralet termike janë kapacitete jashtëzakonisht të rëndësishme. Këtë e deklaroi Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova në Parlament. Ajo vuri në dukje se 40 për qind e energjisë elektrike të Bullgarisë garantohet pikërisht nga centralet që funksionojnë me qymyrgure. Dimrin kjo përqindje arrin 60. Për këtë shkak qeveria dhe unë, si ministre, gjithmonë kemi mbrojtur në Bruksel pozitën se Bullgaria përkrah qëllimin për prodhimin e energjisë së pastër, por ky kalim duhet të jetë i ngadaltë, i drejtë dhe më në veçanti t’u përgjigjet specifikave të çdo një shteti anëtar, tha Petkova.
Sulmi ndaj zgjedhjeve është gjithashtu një sulm ndaj sigurisë kombëtare. Me këto fjalë nënpresidentja Ilijana Jotova komentoi pyetjet e bëra nga presidenti Rumen Radev për drejtësinë e zgjedhjeve të fundit parlamentare. “Që në fillim të..
Shpallja e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve , në vend që të qetësojë shoqërinë, shkakton tension dhe ngre pikëpyetje për drejtësinë e votimit. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në qëndrimin e tij për zgjedhjet e parakohshme parlamentare,..
21 vota nuk i arritën partisë “Veliçie” për të hyrë në parlamentin e ri. Kështu ka deklaruar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva. KQZ njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Parlamentin e 51-të..
Mbi 1/3 prej rasteve të sëmundjes së derrit të egër afrikan në Evropë janë regjistruar në Bullgari, njofton Shoqata e Mbarështuesve të Derrave. Javën e..
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter tronditi gadishullin grek Halkidiki. Lëkundjet, të cilat u regjistruan pak pas orës 19:00 të së dielës,..
Lideri i "DPS-Fillimi i Ri" Deljan Peevski i bëri thirrje qeverisë së përkohshme, të gjitha institucioneve përgjegjëse, përfshirë Kuvendin, që t'i japin..