Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri bullgar nderoi viktimat e Holokaustit

Kryeministri Bojko Borisov në Poloni
Foto: BTA

Në Poloni kryeministri Bojko Borisov bashkë me burrështetas nga e gjithë bota nderoi viktimat e Holokaustit. Kryeministri mori pjesë në festimin e 75 vjetorit nga lirimi i ish kampit të përqendrimit Auschwitz-Birkenau. Lufta e Dytë Botërore qe kohë e një rënie totale, por atëherë populli bullgar tregoi fuqinë e vet shpirtërore, duke shpëtuar mbi 48 000 bashkatdhetarë - hebrenj. Bullgarët nuk lejuan që hebrenjtë bullgarë të dërgohen për të vdekur në kampet naziste të përqendrimit, nënvizoi kryeministri. Jemi të lumtur për trashëgimtarët e tyre të shpëtuar, u jemi shumë mirënjohës shpëtimtarëve - të njohur e të panjohur. Vuajmë thellë për milionë viktimat e pafajshëm të Holokaustit dhe për vuajtjen e tyre. I nderojmë dhe jetët e pafajshme të humbura të më shumë se 11 000 hebrenjve nga Maqedonia e Egjeut dhe Vardarit “, vuri në dukje Borisovi.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

EK: Rreziku i lartë i varfërisë dhe pabarazia e konsiderueshme e të ardhurave në Bullgari

Pjesa e popullsisë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social në Bullgari mbetet e lartë dhe pabarazia e të ardhurave është e konsiderueshme. Kjo theksohet në dokumentin e punës të Komisionit Evropian për konvergjencën sociale të vendeve anëtare..

botuar më 24-05-12 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në orët e mëngjesit do të ketë më shumë vranësira në rajonet ekstreme lindore dhe jugore, por pa reshje. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...

botuar më 24-05-10 7.35.MD

Ka një rritje të numrit të refugjatëve ukrainas në Bullgari

Dy vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë , fluksi i refugjatëve nuk ndalet dhe aktualisht po rritet sërish pas një rënie të caktuar. Këtë e deklarojnë ukrainasit që jetojnë në Bullgari, të cilët ndihmojnë në përshtatjen e të sapoardhurve...

botuar më 24-05-10 6.27.MD