Autoritetet bullgare të shëndetësisë po ndjekin gjendjen e dy bullgareve, të cilat sapo janë kthyer nga Kina dhe Tajlanda. Ato ndodhen në reparte spitalore të sëmundjeve infektive me simptoma, të cilat i ngjajnë virusit. Janë bërë analiza për të evidentuar llojin e virusit dhe më konkretisht për të sqaruar në se bëhet fjalë për koronavirusin 2019-nCoV.
Një burrë, i cili gjithashtu ka udhëtuar në Kinë gjithashtu ndodhet në spital, informoi Ministri i shëndetësisë Krill Ananiev. Të tre nuk kanë shenja specifike të koronavirusit.
Tashmë ka organizim dhe janë dhënë udhëzime për veprime në rast të dyshimeve për njerëz të infektuar me virusin e ri, shpjegoi Ministri. Po punon dhe një grup ndërinstitucional pune, në të cilin ka përfaqësues të të gjitha autoriteteve kompetente.
Aeroportet e Sofjes, Varnës dhe Burgasit do të pajisen me kamera të reja termike, të cilat do të regjistrojnë temperaturën e pasagjerëve.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..